• e premte, 07 shkurt 2025

Sipas burimeve të En-Bi-Si-së, ushtria amerikane planifikon t'i tërheq forcat nga Siria

Sipas burimeve të En-Bi-Si-së, ushtria amerikane planifikon t'i tërheq forcat nga Siria

Uashington, 6 shkurt 2025 (MIA) - Ushtria e SHBA-së po harton plane për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Siria, njoftoi televizioni amerikan En-Bi-Si, duke iu referuar burimeve anonime nga Pentagoni.

Mediumi njoftoi se Ministria e Mbrojtjes shqyrton skenare për tërheqjen e ushtarëve nga ky shtet në afat prej 30, 60 ose 90 ditëve. Në këtë moment, SHBA-ja ka 2.000 ushtarë të sistemuar në Siri me qëllim për ta penguar rikuperimin e sërishëm të grupacionit Shteti Islamik. Armata bashkëpunon me forcat kurde, të cilat e kontrollojnë rajonin në pjesën verilindore të vendit.

Gjatë mandatit të tij të parë, presidenti Tramp ka pasur plane për ta ndërprerë praninë amerikane në Siri, në çka iu kundërshtua sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes, Xhejms Matis, i cili dha dorëheqje në shenjë proteste nga fundi i vitit 2018. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR