Tramp do të vendosë sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, sot do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për vendosjen e sanksioneve ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) për shkak të synimit të hetimeve kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj, siç është Izraeli, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
- Post By Sara Ademi
- 21:18, 6 shkurt, 2025

Uashington, 6 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, sot do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për vendosjen e sanksioneve ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) për shkak të synimit të hetimeve kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj, siç është Izraeli, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Siç është raportuar nga agjencitë botërore, rregullorja do të përfshijë sanksione financiare dhe të vizave kundër individëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre që ndihmojnë GJNP-në në hetimet kundër qytetarëve amerikanë ose aleatëve amerikanë, tha zyrtari.
Lëvizja e Trampit vjen pasi demokratët në Senatin amerikan javën e kaluar bllokuan një nismë republikane për të sanksionuar GJNP-në, e cila ishte në përgjigje të lëshimit të urdhër-arrestit për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes për luftën e Izraelit në Rripin e Gazës.
Netanjahu aktualisht ndodhet në Uashington dhe GJNP nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.
Gjykata ka marrë tashmë masa për të mbrojtur personelin nga sanksionet e mundshme të SHBA-së, si pagesa e pagave tre muaj përpara, në përgatitje për kufizimet financiare që mund të paralizojnë punën e Tribunalit për krimet e luftës, njoftuan burimet muajin e kaluar. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s