• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sindikatat e pesë universiteteve publike kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive dhe pranim të menjëhershme nga kryetari i Kuvendit

Sindikatat e pesë universiteteve publike kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive dhe pranim të menjëhershme nga kryetari i Kuvendit

Shkup, 14 shkurt 2024 (MIA) - Sindikatat e pesë universiteteve publike në vend përmes një letre drejtuar mediave kanë njoftuar se mbështesin Unionin te Sindikatave të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në realizimin e të drejtave të tyre, të cilat dalin nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kolektive të të punësuarve në Universitetin e Shkupit.

Sindikatat e universiteteve në Manastir, Tetovë, Shtip, “Shën Apostoll Pavle"- Ohër dhe "Nënë Tereza"- Shkup bëjnë të ditur se shprehin “solidaritet vëllazëror dhe mbështetje në përpjekjet e  Unionit të Sindikatave të UKIM-it (USUKIM) për realizimin e të drejtave të tyre”.

Njëkohësisht kërkojnë pranim të mënjëhershëm  te kryetari i Kuvendit, Jovan Mitrevski, si përfaqësues ligjor i themeluesit të universiteteve publike, për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive që paraprakisht i kanë dorëzuar.

“Nëse nuk pranohemi më së voni deri më 15.02.2024 (të enjten), si sindikata të universiteteve publike të poshtëshënuara, atëherë do të ndërmarrim hapa dhe procedura të tjera në përputhje me sindikalizmin bashkëkohor”, thuhet në njoftim. qa

Foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR