• e premte, 22 nëntor 2024

Simulim i shportës konsumatore të vjeshtës në Qeveri gjatë javës së ardhshme

Simulim i shportës konsumatore të vjeshtës në Qeveri gjatë javës së ardhshme

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Qeveria përgatit shportë të vjeshtës me prodhime të cilat qytetarët më së shumti i përdorin. Shporta me rreth 100 prodhime ushqimore duhet të përgatitet deri të premten. Siç njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski, qytetarët mund të presin edhe shportë të pranverës.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, Grupi i Punës, i cili ka anëtarë nga ministritë e Ekonomisë, Bujqësisë dhe Financave, do të bëjë një simulim për të kufizuar çmimet apo marzhet. Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, informoi për MIA-n se përllogaritjet do të bëhen me uljen e marzheve në 5, 10 ose 15 për qind të tregtisë me pakicë ose ngrirjen e çmimeve në një nivel të caktuar. Simulimi, tha ai, duhet të japë informacion se cila do të jetë zgjidhja më e favorshme për çmimet përfundimtare për konsumatorët dhe cilat do të jenë implikimet fiskale të kësaj mase.

Propozimi dhe simulimi i shportës së konsumit të vjeshtës do t'i dërgohet Qeverisë në seancën e ardhshme dhe do të merret vendimi për uljen e çmimeve të këtyre produkteve bazë ushqimore.

"Synimi ynë është t'u dalim në ndihmë qytetarëve për të përmirësuar standardin e jetesës. Gjithashtu dua të them se kjo shportë konsumi vjeshtore në periudhën në vijim do të vazhdojë të aplikohet në formën e shportës së konsumit të Krishtlindjeve, shportës së konsumit të Ramazanit, shportës së konsumit të Pashkëve me ndryshime në listën e produkteve që do të mbulohen në varësi të periudhës në të cilën vlen", tha Durmishi.

Kryeministri është i vendosur se Qeveria nuk do të lejojë sërish shkallë të lartë të inflacionit.

Премиерот на Велика Британија Борис Џонсон најави дека носењето заштитни  маски или други средства за покривање на устата и носот во продавниците и супермаркетите во Англија ќе биде задолжите

"Do të kemi një shportë para Vitit të Ri, një shportë vjeshte në të cilën do të ketë një lloj përzgjedhjeje të produkteve që përdoren më shumë në atë periudhë të vitit, do të kemi një shportë pranvere etj. Varësisht se cilat janë nevojat e qytetarëve, në varësi të asaj që shpenzohet më shumë, ne do të ndjekim procesin dhe nuk do të lejojmë që të përsëritet një normë e lartë inflacioni, e cila do të ndikojë negativisht në standardin e qytetarëve. Jam jashtëzakonisht i kënaqur që norma e inflacionit në muajin gusht në nivel vjetor është 2.2 për qind krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, që është një rezultat vërtet i mirë, duke marrë parasysh rajonin dhe është ndër të parët në rajon, pra i pari për sa i përket normës së ulët të inflacionit, do të thosha dhe konkurrues në Evropë dhe është më e ulët brenda Eurozonës, gjë që është e mirë. Pra, ngadalë por sigurt çmimet janë stabilizuar dhe dua të them se në periudhën në vijim do të vazhdojmë të kujdesemi për standardin e qytetarëve", thekson kryeministri.

Lidhur me Ligjin për praktika të padrejta tregtare, Mickoski përmendi se Qeveria do t'i përgjigjet ekonomisë nëse kërkon një periudhë të caktuar përshtatjeje. Ai po ashtu ka theksuar se ende nuk i ka marrë shkresat nga odat lidhur me Ligjin për praktika të padrejta tregtare.

"Fatkeqësisht, letrat nuk i kam marrë ende. Nga ajo që mund të marr si informacion nga Oda Ekonomike, do të thosha atje ka, një lloj mosmarrëveshjeje mes zinxhirëve tregtarë, tregtarëve dhe prodhuesve. Përndryshe, Ligji është ky. Nëse Oda Ekonomike kërkon zyrtarisht nga ne si Qeveri një javë, dy, tre, pesë, sa javë u duhen për harmonizim, nuk shoh arsye pse kjo të mos ndodhë. Ne punojmë në interes të biznesit, në interes të ekonomisë, në interes të qytetarëve dhe mendoj se deri tani po e bëjmë mirë. Do të shohim se si do të jetë në të ardhmen. Nuk kemi ndërmend të jemi kokëfortë dhe as nuk kemi ndërmend t'i bëjmë gjërat me dhunë. Nëse duhet një pajtim që është pritur me vite, tani edhe për dy, tre, katër javë shtesë, nuk shoh arsye pse të mos ndodhë", tha Mickoski. 

Sipas ministrit Durmishi, ligji për praktikat e padrejta tregtare mbetet në fuqi. Zbritja dhe kostot shtesë nga lista me 2 548 numra tariforë të produkteve bujqësore dhe ushqimore në tregtinë me pakicë dhe shumicë do të kufizohen në 10 për qind, duke filluar nga data 28 shtator. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR