• e shtunë, 23 nëntor 2024

Simptomat e hershme të kolesterolit të lartë më së shumti shfaqen gjatë natës

Simptomat e hershme të kolesterolit të lartë më së shumti shfaqen gjatë natës

Los Anxhelos, 14 mars 2023 (MIA) - Kolesteroli i rritur është një nga faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut. Disa simptoma mund të shfaqen në fazë shumë të hershme, gjegjësisht pasi vetë yndyrërat  do të fillojnë të akumulohen në arteriet. Sipas mjekëve, shenjat e para të kësaj gjendje  më së shumti shfaqen natën.

Shmangia e tretmaneve  kundër nivelit të lartë të kolesterolit  është një nga arsyet kryesore për mbledhjen e shtresave në arterie. Kjo është shenjë për zvogëlimin e qarkullimit të gjakut. Mjeku Adam Stejten thotë se atëherë muskujt dhe  indet  në trup nuk kanë furnizim mjaft të mirë me gjak që mund të rezultojë me gjendjen e njohur si sëmundje arteriale periferike.

"Ky është procesi i njejtë që çon në sulm të zemrës ose të trurit, por me këtë gjendje fillimisht preken arteriet e këmbëve, ndërsa më rrallë edhe të duarve", shton mjeku Stejten.

Sipas Klinikës në Klivlend, shenjat e para të kolesterolit të lartë te sëmundja e arterieve periferike janë më së shumti dhimbje, ngërçe dhe parehati në këmbë. Më së shumti shfaqen natën, duke e prishur ëndrrën e njeriut. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR