• e enjte, 04 dhjetor 2025

Simons dëshiron të transferohet në Çellsi, pavarësisht interesit nga Bajerni dhe Mançester Siti

Simons dëshiron të transferohet në Çellsi, pavarësisht interesit nga Bajerni dhe Mançester Siti

Londër, 18 gusht 2025 (MIA) - Futbollisti i Lajpcigut, Çavi Simons është afër të transferohet tek Çelsi, njofton "ESPN".

Holandezi 22 vjeçar u tha drejtuesve të klubit se dëshiron të transferohet tek Çelsi, pavarësisht interesit të treguar për të nga Bajern i Mynihut dhe Mançester Sitit.

Në sezonin 2024/25, Simons luajti 33 ndeshje, duke shënuar 11 gola dhe 8 asistime.

Portali "Transfermarkt" e vlerësoi lojtarin në 70 milionë euro. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR