• e premte, 05 dhjetor 2025

Silva: Sezon shumë i keq për Mançester Sitin, diçka duhet të ndryshohet

Silva: Sezon shumë i keq për Mançester Sitin, diçka duhet të ndryshohet

Mançester, 19 maj 2025 (MIA) - Mesfushori i Mançester Sitit, Bernardo Silva konsideron se sezoni aktual ka qenë shumë i rëndë dhe i keq për ekipin.

"Mësuam shumë gjëra të reja, në kohë të këqija mësohen gjëra të reja. Para së gjithash, me kë do të hyni në luftë, sepse në situata të vështira sheh fytyrën e vërtetë të njerëzve. Është një sezon i vështirë për ne dhe shumë i keq. Diçka duhet të ndryshojë, por udhëheqësia duhet të vendosë. Unë kam mendimin tim, por përfundimisht diçka duhet të ndryshojë", deklaroi Silva.

Mançester Siti nesër do të luajë kundër Bormuthit në xhiron e parafundit të 37-të të kampionatit anglez.

Për momentin "qytetarët" janë në vendin e gjashtë në Premier ligë me 65 pikë. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR