Siljanovska-Davkova: Vetëm me betejë të përbashkët konsekuente dhe pa kompromis me shpërthimet shoviniste do të ndërtojmë shoqëri të shëndoshë
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sonte në një kumtim në Fejsbuk të titulluar si "Mësim i pamësuar" reagoi ndaj brohoritjeve të mbrëmshme të tifozëve të Shkendijës gjatë ndeshjes me Karabahun në Arenën nacionale.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:33, 6 gusht, 2025
Shkup, 6 gusht 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sonte në një kumtim në Fejsbuk të titulluar si "Mësim i pamësuar" reagoi ndaj brohoritjeve të mbrëmshme të tifozëve të Shkendijës gjatë ndeshjes me Karabahun në Arenën nacionale.
Në kumtim, presidentja thekson se vetëm me betejë të përbashkët konsekuente dhe pa kompromis ndaj shpërthimeve shoviniste, pa marr parasysh të kujt janë", do të ndërtojmë shoqëri të shëndoshë.
"Dënimi i përgjithshëm i primitivizmit të tifozëve të gjithëve na jep shpresë për vendosmëri të fuqishme për përballje me këtë fenomen josportiv. Thirrjet për t'i dhënë fund brohoritjeve nacionaliste dhe shoviniste nga tribunat tingëllonin iluministe. Por, skenat e mbrëmshme nga ndeshja ndërkombëtare Shkëndija - Karabah ishin reprizë e rrëfimit tragjik kumanovar. Dyftyrësi dhe sinizëm është reagimi selektiv i vandalizmit josportiv. vetëm me betejë të përbashkët konskekuente dhe pa komrpmis me shprëthimet shoviniste, pa marrë parasysh se nga vijnë, do të ndërtojmë shoqëri të shëndoshë", potencoi Siljanovska-Davkova në kumtim.
Paraprakisht, presidentja reagoi edhe ndaj brohoritjeve në dneshjen e basketbollit mes Maqeodnisë dhe Rumanisë në Kumanovë, të shtunën, duke cekur se është josportive të keqpërdoret terreni sportiv për "stërvitje" të fjalorit urrejtës dhe ofendimit.
Tifozët e Shkëndijës mbrëmë disa herë gjatë dneshjes me karabahun në Arenën nacionale brohoritën "Ilirida" dhe "Shqipëri e Madhe". Ata edhe përkundër të gjitha thirrjeve për tifozëri të drejtë dhe sportive, shkaktuan incident me brohoritjet nacionaliste. Minsitria e Punëve të Brendshme paraprakisht kumtoi se do t'i sanksionojë shpërthimet e mundshme nacionaliste, siç reagoi shpejtë pas veprimeve të një grupi tifozësh në dneshjen e basketbollit të shtunën mes Maqedonisë dhe Rumanisë në Kumanovë.
Foto: МIА arkivi