Siljanovska-Davkova vendosi kurorë me lule para pllakës përkujtimore në gjuhën maqedonase në bazilikën "Santa Maria Maxhore" në Romë
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dhe delegacioni shtetëror-kishtar, të cilët janë për vizitë në Romë dhe Vatikan me rastin e kremtimit të Ditës së iluministëve mbarësllavë, vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi, sot vendosën kurorë lulesh para pllakës përkujtimore në gjuhën maqedonase, në nder të veprës së shenjtorëve Cirili dhe Metodi e cila gjendet në bazilikën "Santa Maria Maxhore".
- Post By Sara Ademi
- 13:20, 24 maj, 2025
Romë, 24 maj 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dhe delegacioni shtetëror-kishtar, të cilët janë për vizitë në Romë dhe Vatikan me rastin e kremtimit të Ditës së iluministëve mbarësllavë, vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi, sot vendosën kurorë lulesh para pllakës përkujtimore në gjuhën maqedonase, në nder të veprës së shenjtorëve Cirili dhe Metodi e cila gjendet në bazilikën "Santa Maria Maxhore".

Siç njoftoi raportuesja e MIA-s nga Roma, Siljanovska Davkova dhe delegacioni vizituan edhe varrin e papa Françeskut.
Sonte, në kuadër të manifestimit "Maqedonia në nder të Shën Cirilit", presidentja Siljanovska Davkova, do të marrë pjesë në koncertin "Makedonisimo" të Simon Tërpçeskit, ngjarje në organizim të Ministrisë së Kulturës të Maqedonisë.
Delegacioni i Maqedonisë i kryesuar nga presidentja Siljanovska-Davkova dje në bazilikën "San Klemente" në Romë mori pjesë në lutjet në varrin e Shën Cirilit me rastin e festimit të 24 majit - Ditës së iluministëve mbarësllavë.

Në aktin solemn në bazilikë morën pjesë edhe ministri i Kulturës Zoran Ljutkov, drejtoresha e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze Olivera Trajkovska dhe përfaqësuesi i Kishës katolike at Zoran Stojanov. sa/
Foto: MIA