• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Siljanovska-Davkova: Presidenti duhet të sillet mbi partinë dhe të bashkojë

Siljanovska-Davkova: Presidenti duhet të sillet mbi partinë dhe të bashkojë

Shkup, 2 mars 2024 (MIA) - Zgjedhjet janë para nesh, VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e koalicionit në këto katër ditë kanë punuar me përkushtim dhe kanë dëshmuar se janë alternativa e vetme e mundshme evropiane. Zgjedhjet do ta shënojnë kohën e re. Nëse me reforma tregojmë   se dimë të jetojmë dhe punojmë në mënyrë evropiane, atëherë do të kemi vetërespekt - kjo  është e rëndësishme, por nëse është e merituar nuk do të na respektojnë. Kështu do të bëhemi evropianë të vërtetë.

Me këtë mesazh kandidatja për presidente e shtetit nga VMRO-DPMNE, profesoresha e Fakultetit Juridik të UKIM-it, Gordana Siljanovska-Davkova, e  përfundoi prezantimin e saj në konventën ku partia opozitare e prezanton kandidaturën e saj për zgjedhjet presidenciale. 

 Në Konventën për zgjedhjen e kandidatit të VMRO-DPMNE-së për president  të shtetit, me titull "Është e rëndësishme!" Lidershipi që sjell ndryshime", që po mbahet  pasdite në Filarmoninë në Shkup, të pranishëm janë 453 nga gjithsej 476 delegatë, të cilët do të votojnë në mënyrë të fshehtë, e më pas  do të vazhdojë në orën 16 do të vazhdojë konventa.

Siljanovska-Davkova është kandidatja e vetme për funksionin e presidentit të VMRO-DPMNE-së dhe sipas konstatimeve të Komisionit Verifikues, kandidatura e saj i plotëson kushtet dhe ajo ka dorëzuar planin dhe programin për punë. 

Në fjalimin e saj Siljanovska-Davkova tha se Maqedoninë e përjeton  një "grua të zgjuar, të guximshme, arsimuese, me kulturë". 

"Prandaj mendoj se ky shembull këtu duhet ta ndjekë presidentja,  por asnjëherë të mos harrojë në profesionalitet dhe kompetencë", tha Siljanovska-Davkova.

 Në fjalimin e saj foli për Kushtetutën si aktin më të lartë, për ingerencat që duhet t'i ketë presidenti i shtetit dhe çfarë konsideron se duhet të bëjë presidenti i ardhshëm.

 Porositi se neve na duhet  skandinavizëm në sjellje, liri dhe të drejta individuale pa të cilat, tha, nuk ka demokraci, kompetenca më të gjera të Gjykatës Kushtetuese,   garantim të patjetërsueshmërisë së pasurive  natyrore dhe ujërave, sipas shembullit të Islandës dhe Sllovenisë, të ketë mundësi e shpërndarjes së Kuvendit, jo vetëm për vetëshpërndarje në rrethana të caktuara, të hiqet  pragu prej 40 për qind në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të rregullohet  pjesa për mandatarin për qeveri të re, sepse, tha, kemi probleme, gjendja ushtarake dhe e jashtëzakonshme, spwcifikim të kompetencave të presidentit veçanëriht për faljet...

 Tha se te ne  presidentët   kanë një legjitimitet të fortë zgjedhor, pothuajse më të fortë në të drejtën krahasuese, por kjo nuk është për kompetenca të forta dhe presidentë të fortë sepse "në mungesë të një tradite demokratike mund të shfaqet rrezik nga një personazh folklorik, gjegjësidht  nga një Bonaparte ballkanik".

 Sipas saj, kreu i shtetit duhet t'i mbrojë kategoritë më të cenueshme, t'i drejtohet publikut për çdo çështje të rëndësishme, të ketë një kabinet të vogël të ekspertëve që do të frymëzojë, do të llogarisë dhe përfaqësojë të gjitha kategoritë në çdo bazë, por më e rëndësishmja, tha, do të jetë profesionaliteti dhe kompetenca.

 Foto: MIA

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR