Siljanovska-Davkova pranoi kredencialet e ambasadores së sapoemëruar të shtetit të Izraelit, Vivien Aisen
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot pranoi letrat kredenciale nga Vivien Aisen, ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Shtetit të Izraelit, me seli në Jerusalem.
- Post By Sara Ademi
- 16:59, 25 korrik, 2025
Shkup, 25 korrik 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot pranoi letrat kredenciale nga Vivien Aisen, ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Shtetit të Izraelit, me seli në Jerusalem.
Duke shprehur mirënjohje për mbështetjen nga Qendra Mjekësore Shiba, ekipi i së cilës trajtoi 23 pacientë të lënduar në zjarrin katastrofik në Koçan, presidentja theksoi se ky është një tjetër konfirmim i mirëkuptimit të thellë të ndërsjellë.
Pas tre dekadash marrëdhënie diplomatike, presidentja pret bashkëpunim më të gjerë dhe më intensiv në bujqësi, arsim, shkencë, kërkim dhe zhvillim, teknologji dhe inovacion.
Sipas saj, bashkësia hebraike maqedonase, si pjesë e pandashme e historisë dhe kulturës sonë, është ura më e fortë e bashkëpunimit maqedono-izraelit.
Në takim, presidentja riafirmoi mbështetjen e Maqedonisë për përpjekjet ndërkombëtare që synojnë deeskalimin dhe negociatat.
Ambasadorja Aisen shprehu mirënjohje për respektin që gëzon komuniteti hebraik në vend. Ajo përcolli gatishmërinë e Izraelit për të ndarë përvojën dhe ekspertizën e tij të pasur në shumë fusha, veçanërisht në bujqësi, menaxhim të ujërave, kujdes shëndetësor dhe teknologji kibernetike. sa/
foto: Kabineti i presidentes