Siljanovska-Davkova: Poetët kanë ndryshuar dhe ende mund ta ndryshojnë botën
- Poetët kanë ndryshuar dhe ende mund ta ndryshojnë botën, duke ndërtuar ura të përjetshme poetike nga materiale të pathyeshme: mendimi dhe fjala, të ndërthurura me mendjen dhe ndjenjat, përfundoi sonte presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, duke shpallur të hapura Mbrëmjet e 64-ta strugane të poezisë.
- Post By Sara Ademi
- 22:00, 21 gusht, 2025
Strugë, 21 gusht 2025 (MIA) - Poetët kanë ndryshuar dhe ende mund ta ndryshojnë botën, duke ndërtuar ura të përjetshme poetike nga materiale të pathyeshme: mendimi dhe fjala, të ndërthurura me mendjen dhe ndjenjat, përfundoi sonte presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, duke shpallur të hapura Mbrëmjet e 64-ta strugane të poezisë.
Në fjalimin e saj në këtë ngjarje, para poetëve, por edhe kritikëve të shumtë, përkthyesve, bashkëpunëtorëve letrarë dhe dashamirësve të poezisë, nga, siç tha ajo, kryeqyteti maqedonas dhe botëror i poezisë, shprehu shpresën se pas edicionit të 64-t të Mbrëmjeve strugane të poezisë, Struga, por edhe bota, do të jetë ndryshe.
Sipas saj, fjala e gjallë ishte dhe mbetet një armë e fuqishme dhe efektive.

Për ata që nuk besojnë në fuqinë e fjalës, kujtojuni atyre se në fillim ishte fjala, dhe pastaj pati libra të ndaluar.
Sipas presidentes, tregimi poetik i Strugës, është shembulli dhe modeli më i mirë i garës kulturore të Delçevit midis kombeve, veçanërisht, siç thekson ajo, i rëndësishëm në këtë kohë tmerrësisht konfliktuale dhe të shkatërruar nga lufta.

Struga dhe Mbrëmjet strugane të poezisë, për ministrin e Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov, janë një vend ku koha qetësohet, dhe e kaluara dhe e tashmja bashkohen në ritmin e fjalës poetike.
Ky edicion i festivalit, theksoi ai, ndriçohet nga shenja e alfabetit glagolitik, shkrimit që na dha dritën e fjalës.

Drejtori i institucionit kombëtar Manifestimi "Mbrëmjet strugane të poezisë", Nikolla Kukunesh, theksoi se nuk është rastësi që fokusi vizual i edicionit të këtij viti është vendosur në shkrimin glagolitik dhe se nuk është rastësi që theksi është vendosur në shkronjën "G", e cila në atë shkrim emërtohet "folje" - që do të thotë fol/flas. sa/
foto: MIA