Siljanovska-Davkova për takimin e shkurtë me Trampin: Thashë se i ndaj vlerat e popullit tim dhe se do t'i kumtoj qëndrimet tona
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në margjina të Samitit të NATO-s në Hagë së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mucunski pati takim të shkurtë me presidentin amerikan, Donald Tramp dhe nënpresidentin Xhej Di Vens. Pas takimit ajo tha se Xhej Di Vens ka thënë se mund ta vizitojë vendin tonë.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:47, 25 qershor, 2025
Shkup, 25 qershor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në margjina të Samitit të NATO-s në Hagë së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mucunski pati takim të shkurtë me presidentin amerikan, Donald Tramp dhe nënpresidentin Xhej Di Vens. Pas takimit ajo tha se Xhej Di Vens ka thënë se mund ta vizitojë vendin tonë.
"Më duhet të them se me të ishte zotëri Vens dhe ai e njeh mnistrin tonë të Punëve të Jashtme dhe mendoj se tha edhe mund ta na vizitojë. Çfarë thamë? Unë thashë sse jam presidente e Maqedonisë së Veriut dhe se për herë të parë marr pjesë në këtë samit dhe se i ndaj vëerat të cilat i ndan edhe populli im dhe se do t'i kumtoj qëndrimet tona", tha Siljanovska Davkova.
Sipas saj, ishte interesant reagimi i tij përkatësisht fjalori i trupit i cili ia ka përkujtuar presidnetin Kenedi dhe rolin e tij, dhe se SHBA-ja edhe mund të ketë një rol të tillë për paqen, që është një gjë po aq e rëndësishme.
Paraprakisht ajo në profilin e saj në Fejsbuk kumtoi se ka pasur takim të shkurtë me presidentin amerikan, Donald Tramp, gjest simbolik respekti dhe partneriteti.
"Mbetemi të përkushtuar në aleancën me SHBA-në si partner i ynë kyç në suaza të NATO-s dhe më gjerë", shkroi Siljanovska-Davkova në Fejsbuk ku janë publikuar edhe fotografi nga takimi me Trampin, ku ka marrë pjesë edhe shefi i diplomacisë, Timço Mucunski. ab/
ФОТО: Архива