Siljanovska-Davkova: Një Maji është ditë kur punëtorët dhe sindikatat protestojnë me të drejtë për rroga më të larta dhe të drejta më të zgjeruara
- Sot e festojmë 1 Majin - Ditën ndërkombëtare të punës, i festojmë ata të cilët punojnë me përkushtim dhe sakrificë, si dhe të gjithë ata të cilët lanë vulë historike në luftën e gjatë dhe të vështirë për vlerësim të mundit të punëtorëve dhe respektim të të drejtave të punëtorëve, shkroi presidentja Gordana Siljanovska Davkova në porosinë me rastin e 1 Majit - Ditës ndërkombëtare të punës.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:26, 1 maj, 2025
Shkup, 1 maj 2025 (MIA) - Sot e festojmë 1 Majin - Ditën ndërkombëtare të punës, i festojmë ata të cilët punojnë me përkushtim dhe sakrificë, si dhe të gjithë ata të cilët lanë vulë historike në luftën e gjatë dhe të vështirë për vlerësim të mundit të punëtorëve dhe respektim të të drejtave të punëtorëve, shkroi presidentja Gordana Siljanovska Davkova në porosinë me rastin e 1 Majit - Ditës ndërkombëtare të punës.
Në këtë ditë, ne u shprehim respektin dhe njohjen tonë të merituar të veçantë punëtorëve, brezave të shumicës së njerëzve me kontributin më të madh në krijimin dhe ndërtimin e vlerave shtetërore dhe shoqërore.
Thekson se 1 Maji është një ditë kur punëtorët dhe sindikatat me të drejtë protestojnë për paga më të larta dhe të drejta më të gjera, duke theksuar karakterin social të shtetit maqedonas, i cili ka një detyrim kushtetues të marrë parasysh humanizmin, drejtësinë sociale dhe solidaritetin si vlera themelore të rendit kushtetues.
"1 Maji është dita e duhur kur ne, mbajtësit e pushtetit, duhet të pyesim veten: nëse dhe si ushtrohet e drejta për punë, a ka secili zgjedhje të lirë të punësimit, a mbrohen punonjësit gjatë punësimit, a sigurohen ata financiarisht në mënyrë të mjaftueshme në rast papunësie, a është çdo punë e disponueshme për të gjithë në kushte të barabarta, a është paga në përputhje me punën, a ka secili punonjës të drejtën për leje ditore, javore dhe vjetore, a respektohen marrëveshjet kolektive", theksoi Siljanovska.
Para nesh, siç shton, janë shumë probleme dhe dilema që duhet tejkaluar.
"Drejtësia sociale nuk guxon të zbatohet në mëynrë selektive, as të perceprohet si ideal i paarritshëm. Ajo është e pamundur pa vlerësim adekuat të punës së njeriut dhe pa vlerësim të dinjitetit të punëtorit. Kjo nënkupton rrogë të drejtë, kushte cilësore për punë, siguri në punë, mundësi për sendërtim dhe përparim. Në një sistem demokratik politik duhet të dëgjihet zëri i punëtorit, të respektohet organizimio sindikal dhe e drejta egrevës, të kultivohet dialogu social, të ndërtohet demokracia participative. Jam e bindur se vetëm një punëtor i kënaqur mund të jetë produktiv, efikas dhe efektiv. Ta ruajmë dhe të investojmë në resursin tonë më të vlefshëm - njeriun", thekson presidentja Siljanovska-Davkova. ab/
Foto: МIА arkivi