• e premte, 22 nëntor 2024

Siljanovska-Davkova nga Shën Nikolla: Ju meritoni pushtet adekuat me dinjitetin tuaj

Siljanovska-Davkova nga Shën Nikolla: Ju meritoni pushtet adekuat me dinjitetin tuaj

Shën Nikollë, 17 prill 2024 (MIA) - Ka diçka specifike në këto zgjedhje, kemi arritur në mur. Ju meritoni një pushtet të përshtatshëm për dinjitetin tuaj, një pushtet nga i cili nuk do të frikësoheni dhe do të turpëroheni, por do të krenoheni, porositi sonte nga Shën Nikolla, kandidatja për presidente të shtetit, e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe partnerët e koalicionit Gordana Siljanovska-Davkova.  Ajo iu referua edhe mesazheve që kundërkandidati i saj Stevo Pendarovski i ka dërguar në vitin 2019 dhe tani për hyrjen e vendit tonë në BE, si dhe për Marrëveshjen me Bullgarinë.

Ajo i theksoi të gjithë fqinjët e numëruar në Kushtetutë, në të drejtën kushtetuese nuk njihet një dukuri e tillë. Ajo vuri në dukje se BE-ja garanton diversitetin dhe jo ngjashmëritë e anëtarëve të saj, por me veton dhe kërkesat nga Bullgaria fqinje, në fakt kërkohen ngjashmëritë.

Mbështetje ka dhënë edhe lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili në tubimet në Shën Nikollë dhe Çashkë deklaroi se "ndjejnë se si VMRO-DPMNE dhe si Koalicion e kanë besimin".

Ai tha se duhet një rezultat historik që, siç tha ai, "të mund ta transformojmë Maqedoninë". sa/

Foto: VMRO-DPMNE 

QËNDRONI TË LIDHUR