• e enjte, 04 dhjetor 2025

Siljanovska-Davkova: Na nevojitet politikë si art i së mundshmes

Siljanovska-Davkova: Na nevojitet politikë si art i së mundshmes

Kopenhagë, 2 tetor 2025 (MIA) - Na nevojitet politikë si art i së mundshmes, në vend të politikës të cilën e përjetojmë ku çështja është kush, kur dhe si fiton, deklaroi presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova pas arritjes në takimin e Komunitetit politik evropian në Kopenhagë.

"Na duhet më shumë kantianizëm, në vend të makiavelizmit", shton Siljanovska-Davkova.

Sipas paralajmërimeve, në takim ku temat kryesore do të jenë mbështetja për Ukrainën dhe situata e përgjithshme e sigurisë në Evropë, Siljanovska-Davkova do të flasë në panelin: "Siguria dhe rezistenca - kërcënimet tradicionale dhe të reja" me të cilin do të kryesojnë presidenti i Francës, Emanuel Makron dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në prag të takimit të sotëm, pjesëmarrësit në takimin e Komunitetit politik evropian mbrëmë në pallatin mbretëror Amalienborg në Kopenhagë morën pjesë në darkën e shtruar nga Mbreti danez Frederiku i dhjetë dhe Mbretëresha Meri.

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR