Siljanovska-Davkova në Forumin Ballkanik për Integrim 2025 në Mal të Zi
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ndodhet për vizitë pune në Mal të Zi me rastin e pjesëmarrjes në Forumin Ballkanik për Integrim 2025 që po mbahet në Podgoricë, nën organizim të Lëvizjes Evropiane në Mal të Zi dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtarë të Italisë.
- Post By Qefsere Abduli
- 07:45, 28 nëntor, 2025
Shkup, 28 nëntor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ndodhet për vizitë pune në Mal të Zi me rastin e pjesëmarrjes në Forumin Ballkanik për Integrim 2025 që po mbahet në Podgoricë, nën organizim të Lëvizjes Evropiane në Mal të Zi dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtarë të Italisë.
Siljanovska-Davkova do t’i drejtohet sesionit "Presidentët për integrimet në BE – A kemi një plan?" dhe do të realizojë një takim dypalësh me presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq.
"Në fokusin e Forumit Ballkanin për Integrime janë sfidat gjeopolitike në botë, BE-ja dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, si dhe fushat kyçe në procesin e integrimit evropian: liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, sundimi i ligjit, qeverisja e mirë, siguria, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar", informon Kabineti i Siljanovska-Davkova.
Përveç funksionarëve shtetërorë nga rajoni, në Forum do të marrin pjesë ekspertë të shquar për integrime evropiane dhe përfaqësues nga sektori i biznesit. qa/
Foto: MIA