Siljanovska-Davkova merr pjesë në Takimin e liderëve të vendeve pjesëmarrëse të Procesit "Bërdo Brioni"
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova prej sot po qëndron për vizitë pune në Durrës, Shqipëri, për shkak të pjesëmarrjes në Takimin e liderëve të vendeve pjesëmarrëse në procesin "Bërdo-Brioni".
- Post By Arta Bunjaku
- 13:36, 5 tetor, 2025
Shkup, 5 tetor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova prej sot po qëndron për vizitë pune në Durrës, Shqipëri, për shkak të pjesëmarrjes në Takimin e liderëve të vendeve pjesëmarrëse në procesin "Bërdo-Brioni".
Në fokus të takimit të këtij viti, siç kumtuan nga Kabineti i saj, do të jenë disa tema: integrimi evropian, Plani për rritje i BE-së, politika rinore dhe ikja e trurit (brain drain), si dhe bashkëpunimi dhe siguria rajonale.
Qëllimi kryesor i procesit është integrimi i të gjitha vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian, si dhe stabilizimi i gjendjeve në Ballkanin Perëndimor përmes përforcimit të bashkëpunimit rajonal. Liderët e vendeve pjesëmarrëse nga Procesi "Bërdo-Brioni" takohen së paku njëherë në vit, thuhet në kumtesë.
Procesi "Bërdo-Brioni" është nisma e përbashkët e presidentëve të Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kroacisë. Takimi i parë i i liderëve u mbajt në vitin 2013, në Bërdo afër Kranjit. ab/
Foto: МIА arkivi