Siljanovska-Davkova me rastin e 11 tetorit: Duhet të jemi të bashkuar nëse duam të ruajmë atë që kemi trashëguar
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dërgoi një mesazh urimi me rastin e 11 tetorit, duke bërë thirrje për unitet dhe bashkim.
- Post By Sara Ademi
- 11:19, 11 tetor, 2025
Shkup, 11 tetor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dërgoi një mesazh urimi me rastin e 11 tetorit, duke bërë thirrje për unitet dhe bashkim.
"Jetojmë në një kohë të vështirë luftërash dhe kërcënimesh ushtarake, të turpshme për shekullin e 21-të. Jemi të ngarkuar me probleme thelbësore në realizimin e ligjit, drejtësisë, humanitetit dhe solidaritetit. Përballemi me sfida të reja, të pazakonta për demokracinë. Kërkohet që të kemi pjekuri, mençuri dhe guxim të Ilindenit edhe në marrjen e vendimeve kyçe. Duhet të jemi përsëri të bashkuar dhe kohezivë, nëse duam të ruajmë atë që trashëguam nga ata që u nisën në një marshim kryengritës, të udhëhequr nga një vizion i qartë, të gatshëm të sakrifikohen në misionin çlirimtar!, thotë Siljanovska-Davkova.
Në mesazhin e urimit, presidentja kujton 11 tetorin e vitit 1941, duke theksuar se rezistenca dhe lufta antifashiste e popullit maqedonas në atë kohë, në një kohë kur kombe shumë më të mëdha dhe më të forta iu bashkuan boshtit të së keqes, ose u distancuan nga lufta, janë provë se liria, drejtësia dhe barazia janë të endura në traditën tonë libertariane dhe revolucionare si një element i pandashëm i ADN-së maqedonase. sa/
Foto: MIA arkivi