• e diel, 26 janar 2025

Siljanovska-Davkova: Kati amerikan është një nga simbolet e miqësisë dhe partneritetit të Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së

Siljanovska-Davkova: Kati amerikan është një nga simbolet e miqësisë dhe partneritetit të Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së

Shkup, 25 janar 2025 (MIA) - Kati amerikan është mundësi, para së gjithash, të rinjtë të jenë në kontakt me kulturën amerikane, por edhe vlerat amerikane, ta mësojnë gjuhën amerikane, ta dinë rëndësinë e vullnetarizmit, edukimit medial, e madhe edhe sigurinë, deklaroi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në fjalimin e vet në 20-vjetorin e hapjes së Katit të parë amerikan në Shkup.

Në fjalën e saj, presidentja Siljanovska Davkova tha se kati amerikan është një nga simbolet apo qendrat e miqësisë dhe partneritetit mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, tregues i rëndësishëm për mirëkuptim dhe respekt të ndërsjelltë, bashkëpunim i cili në fokus i ka liderët e rinj në të gjitha sferat si forca shtytëse të ardhshme të marrëdhënieve dhe ndryshimeve shoqërore.

Ajo theksoi se hapja e Katit të parë amerikan ndodhi para 20 viteve në Shkup, duke sekur se "kjo pikë e vogël, por e rëndësishme si një infektim kulturologjik do të zgjerohet edhe në qytete tët jera të Republikës në mënyrën më të mirë duke e arsyetuar idenë e një gjsti të Ambasadës amerikane në vend".

"Nuk është rastësi që me sukses mbijeton tashmë 20 vite dhe ka hapësirë edhe më tej të jetësohet dhe të zhvillohet. Do të thosha misioni është i përfunduar, por nuk ka marrë fund, sepse kur t'u kthehemi të gjitha gjërave që kanë ndodhur në atë hapësira të vogla prej ku transmetohej ideja e gjerë dhe fisnike për ndarje të vlerave, pikëpamjet tona janë të kahëzuara drejt së ardhmes. Ata që vijnë këtu kanë çfarë të dëgjojnë, por gjithsesi se kanë edhe çfarë të shohin. Ai interkoneksion është forcë shtytëse dhe prej saj do të dalin ide të reja të cilat, jam e bindur, do të sendërtohen në themelet e Katit amerikan", tha presidentja Siljanovsk-Davkova.

Foto: Kabineti i presidentes

QËNDRONI TË LIDHUR