Siljanovska-Davkova drejtuar Birn: Irlanda të vazhdojë të avokojë për një proces pranimi të besueshëm të bazuar në meritë
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot e priti Tomas Birn, ministër i shtetit për Çështje evropiane dhe mbrojtje të Irlandës, me të cilin shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe, si dhe për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Shkup, 30 korrik 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot e priti Tomas Birn, ministër i shtetit për Çështje evropiane dhe mbrojtje të Irlandës, me të cilin shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe, si dhe për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Siç theksohet në kumtesën nga kabineti i presidentes, Siljanovska-Davkova vlerësoi se marrëdhëniet politike janë miqësore dhe pa çështje të hapura, por me dinamikë modeste, dhe vuri në dukje nevojën për intensifikimin e kontakteve në nivelin më të lartë politik. Ajo theksoi nevojën për bashkëpunim më të madh ekonomik dhe shkëmbim tregtar midis dy vendeve.
Siljanovska-Davkova falënderoi Irlandën për mbështetjen e saj parimore dhe të vazhdueshme për aspiratat tona për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo kujtoi se edhe pas 21 vitesh që nga aplikimi zyrtar për anëtarësim gjatë presidencës irlandeze në vitin 2004, procesi është bllokuar në një labirint standardesh të dyfishta. Duke kërkuar një shans të drejtë për vendin, ajo shprehu shpresën se Irlanda, gjatë presidencës së saj në gjysmën e dytë të vitit 2026, si mbështetëse e politikës së zgjerimit, do të vazhdojë të avokojë për një proces të besueshëm pranimi të bazuar në meritë", theksohet në kumtesën.

Ajo theksoi edhe një herë rrezikun e procesit të zgjerimit, bilateralizimit të tij dhe ngarkimin me çështje identiteti dhe historike, qëndron në kumtesën.
Foto: Kabineti i presidentes Siljanovska-Davkova