• e hënë, 23 dhjetor 2024

Siljanovska-Davkova: Beteja për të rinjtë, për më të mirët dhe më të talentuarit është beteja për Republikën e katërt të Maqedonisë së Veriut

Siljanovska-Davkova: Beteja për të rinjtë, për më të mirët dhe më të talentuarit është beteja për Republikën e katërt të Maqedonisë së Veriut

Kumanovë, 2 gusht 2024 (MIA) - Beteja për të rinjtë, për më të mirët dhe më të talentuarit. Beteja për diturinë kundrejt injorancës, për përsosmëri kundrejt mediokritetit, për kreativitet kundrejt destruktivitetit, për mbrojtjen e pyjeve tona, të jetës dhe pronave të qytetarëve tanë nga stuhitë e zjarrit është beteja për Republikën e katërt maqedonase, tha sot Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në festimin e 2 Gushtit - Ilindenit, Ditës së Republikës në Pelincë.

Në fjalën e saj, Presidentja tha se më 2 gusht të vitit 1944, saktësisht 80 vjet më parë, delegatët e KAÇKM-së krijuan shtetin e lirë maqedonas në baza republikane, demokratike dhe antifashiste. Dokumentet e KAÇKM-së, siç theksoi ajo, pulsojnë me idealet progresive evropiane dhe bëjnë thirrje për të drejtën e vetëvendosjes dhe barazisë midis popujve. Edhe sot, tha Presidentja Siljanovska Davkova, Republika jonë e pavarur është në përputhje me projektin për Evropë të bashkuar sepse themelet tona të KAÇKM-së njohin vlerat e përparuara evropiane.

Duke iu referuar të kaluarës, Presidentja vuri në dukje se çdo komb ka një Revolucion francez. Në vendin tonë, Republika e Krushevës, edhe pse e vogël në shtrirje dhe e shkurtër në kohëzgjatje, me elanin, ngazëllimin dhe idealet e saj, të kujton shumë ditët e para të Revolucionit të madh. Duke folur për të kaluarën dhe luftëtarët, nga 2 gushti, 80 vjet më parë, Siljanovska-Davkova tha se dokumentet e KAÇKM-së pulsonin me idealet progresive evropiane dhe bënë thirrje për të drejtën e vetëvendosjes dhe barazisë midis popujve.

Duke folur për të rinjtë, ajo tha se çdo brez ka detyrat dhe të drejtat e veta.

"Nëse sot, 80 vjet më vonë, i pyet brezat e rinj, se cila e drejtë e njeriut është më e rëndësishme për ta, besoj se një pjesë e madhe e tyre do të thonë – e drejta për përparim, e drejta për të kërkuar lumturi. Ndjekja e lumturisë, për mua, nuk është një klishe hollivudiane, por një nevojë themelore njerëzore për të kontribuar në mënyrë domethënëse në të mirën e bashkësisë të cilës i përket", tha presidentja.

Lidhur me arsyen e largimit të të rinjve, Siljanovska-Davkova theksoi se standardet e jetesës nuk janë arsyeja e vetme, sa i përket pagave, por mbi të gjitha sundimit të ligjit, qëndrimit të institucioneve ndaj qytetarëve dhe marrëdhënieve ndërnjerëzore.

"Suksesi i Republikës matet nëse është një vend i mirë për të jetuar dhe nëse ofron shanse të barabarta për përparim për të gjithë. Është kjo e drejtë që kërcënohet nga korrupsioni dhe nepotizmi, të cilat gjatë viteve dhe dekadave të fundit kanë krijuar standarde të dyfishta, kanë shkelur sundimin e ligjit dhe minuar të mirën e përbashkët. Por edhe nga bllokadat e padrejta për një kohë të gjatë të integrimeve tona evropiane dhe euroatlantike, të cilat e kanë lodhur vendin", shtoi presidentja.

Siljanovska-Davkova theksoi se të rinjtë ndjekin fjalët e qeverisë së sapozgjedhur dhe se kjo do të ndikojë në vendimet e tyre për të qëndruar ose për t'u larguar. Sipas Presidentes, institucionet maqedonase janë të gatshme për reforma evropiane. Por, siç theksoi ajo, nga partnerët tanë evropianë dhe strategjikë presim mirëkuptim dhe zhbllokim të drejtë të procesit të bisedimeve. Vendi ynë, tha Presidentja, ishte dhe është në Evropë, por me identitet, gjuhë, kulturë dhe kujtesë historike, memorie të mbrojtur maqedonase.

"Duke u përkuluur para monumenteve të ilindenasve tanë, partizanëve dhe  anëtarëve të KAÇKM-së, do të vërejmë se pavarësisht dallimeve, pothuajse të gjitha kanë dy gjëra të përbashkëta. Këto janë idealet e tyre dhe rinia e tyre. Në të kaluarën, të rinjtë sakrifikonin për lirinë tonë. Sot, duhet të sakrifikojmë për të ardhmen e të rinjve. Kjo sakrificë e jona nënkupton që ne nuk bëjmë kompromis me të ardhmen e tyre. Sado e vështirë të jetë, ne duhet të krijojmë kushte për të rinjtë maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, romë, vllehë, boshnjakë jo vetëm për të ndjekur, por edhe për të arritur lumturinë e tyre këtu në atdheun tonë të vetëm dhe të përbashkët. Le të lëmë mënjanë ndarjet dhe grindjet, interesat e ngushta partiake dhe personale, dhe të bashkohemi rreth së mirës së përbashkët dhe interesit publik. Nëpërmjet kësaj sakrifice, ne faktikisht do të marrim pjesë në krijimin e republikës së re, të katërt të Maqedonisë", tha presidentja.

Ajo theksoi se kjo është një betejë për rininë, një betejë për Republikën e katërt maqedonase, një betejë për më të mirët dhe më të talentuarit, një betejë e krijimtarisë kundër destruktivitetit, një betejë për Republikën e katërt maqedonase. Në fjalim, përmendi edhe pyjet për të cilat tha se ishin gjithashtu një betejë.

"Do ta fitojmë këtë betejë vetëm me evropianizimin e shtetit, me sundimin e ligjit, me luftën kundër korrupsionit, me institucione efikase, me ekonomi konkurruese, me vlera demokratike dhe kulturë politike demokratike, me të drejta dhe liri të njeriut, dhe në fund, me sisteme funksionale që do të mund të përballojnë zjarret, përmbytjet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore. Për të fituar këtë betejë, ne duhet të përfshijmë të rinjtë në çdo fazë të vendimmarrjes në lidhje me ta dhe të ardhmen e tyre. Nuk duhet të marrim vendime për të rinjtë pa të rinj. Kjo betejë është edhe beteja e tyre, beteja juaj, të cilën mund ta zhvilloni vetëm këtu në atdheun tuaj. Kjo betejë duhet të fillojë sot dhe ne duhet të investojmë të gjitha kapacitetet tona personale dhe institucionale. Patriotizmi i vërtetë vërtetohet jo me fjalë boshe, jo me retorikë të zhveshur, por me punë, me punë të palodhur", tha ajo.

Ajo njoftoi se do të përdorë kompetencat kushtetuese dhe ligjore në dobi të qytetarëve dhe për të ardhmen e Republikës, duke theksuar se në vend që të pyesim nëse kemi arritur në fund dhe nëse mund të jetë më keq, duhet të pyesim se si të përmirësohemi, si të ngrihemi dhe të arrijmë suksese dhe fitore të reja.

Në fjalën e saj, iu referua edhe bashkëpunimit me partnerët strategjikë dhe miqtë evropianë, të cilët, siç tha ajo, janë prioriteti kryesor.

"Republika jonë u konceptua nga idealet europiane të lirisë nga tirania, barazisë para ligjit, vëllazërisë midis njerëzve dhe kombeve. Kjo na bën trashëgimtarë të barabartë të përfitimeve kryesore evropiane. Kjo është arsyeja pse, përveç gjeografikisht, ne gjithashtu vlerësojmë, politikisht dhe ekonomikisht i përkasim familjes së madhe evropiane. Në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, ne ende përballemi me kushte joparimore që ndryshojnë vazhdimisht. Por, ne e dimë se në mesin e vendeve anëtare kemi shumë miq që na mbrojnë dhe zgjojnë ndërgjegjen evropiane për rastin e integrimit tonë maratonik. Ne duhet t'i ndihmojmë ata duke mos devijuar nga rruga e përshkruar evropiane. Kjo është edhe rruga jonë. Institucionet maqedonase janë të gatshme për reforma evropiane. Por, siç theksoi ajo, nga partnerët tanë evropianë dhe strategjikë presim mirëkuptim dhe zhbllokim të drejtë të procesit të bisedimeve. Vendi ynë", tha Presidentja, ishte dhe është në Evropë, por me identitet, gjuhë, kulturë dhe kujtesë historike, memorie të mbrojtur maqedonase.

Ajo bëri thirrje për të ndihmuar të rinjtë në një mënyrë autentike, kreative, ashtu si ilindenasit dhe anëtarët e KAÇKM-së për të krijuar vlera dhe përfitime evropiane, duke theksuar se kjo do ta bënte Republikën një vend të denjë për të jetuar, për qytetarët e të gjitha bashkësive, feve.

"Do ta mbaroj siç fillova. Vitin e njëjtë 1939, kur 150-vjetori i Revolucionit francez u shënua nën hijen e Luftës së Dytë Botërore, një tjetër libër i vogël, por shumë i rëndësishëm doli nga shtypi, i cili gjithashtu u censurua dhe u ndalua. Por, para se të sekuestrohej dhe të shkatërrohej, ky libër u nda edhe midis rinisë së përparuar maqedonase. Në errësirën fashiste që kishte zbritur tashmë në Evropë në atë kohë, autori i këtij libri paralajmëroi agimet e bardha të lirisë", tha presidentja.

Siljanovska-Davkova vendosi lule para Qendrës memoriale KAÇKM në Pelincë dhe vizitoi dhomën përkujtimore në Qendrën memoriale. Lule vendosën një delegacion parlamentar, një delegacion qeveritar, Lidhja e luftëtarëve, Shtatmadhoria e Armatës, autoritetet lokale të Kumanovës dhe Nagoriçanit të Vjetër, trupi diplomatik, partitë politike, shoqatat civile. 

Foto: Kabineti i Presidentit të Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR