• e premte, 05 dhjetor 2025

Siljanovska Davkova realizoi takim me drejtuesen e Observatorit sizmologjik pranë FMN-së, Drogreshka

Siljanovska Davkova realizoi takim me drejtuesen e Observatorit sizmologjik pranë FMN-së, Drogreshka

Shkup, 22 korrik 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua sot me drejtuesen e Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, Katerina Drogreshka.

Siç njoftuan nga Kabineti, Drogreshka e informoi për punën, aktivitetet dhe problemet e observatorit më të vjetër sizmologjik në vend, i themeluar në vitin 1957.

Drogreshka theksoi se observatori është në një situatë dramatike për shkak të mungesës së instrumenteve dhe stafit sizmologjik, përballë rrezikut të mbylljes së stacioneve sizmologjike të marra dhe të përdorura në kuadër të një projekti aplikativ.

Duke pasur parasysh rëndësinë kombëtare të Observatorit Sizmologjik, bashkëbiseduesit shqyrtuan mundësitë për tejkalimin e problemeve të mëdha.

Presidentja theksoi rëndësinë për sistemin arsimor maqedonas të programeve arsimore dhe punëtorive të organizuara nga observatori.

Të dyja u angazhuan për rritjen e vazhdueshme të ndërgjegjësimit për rrezikun e tërmeteve dhe nevojën për mbështetje institucionale për kërkimin shkencor dhe aktivitetet aplikative në sizmologji.

Drogreshka e ftoi gjithashtu presidenten që ta vizitojë Observatorin Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore për të monitoruar drejtpërdrejt situatën. mb/

Foto: Kabineti i presidentes

QËNDRONI TË LIDHUR