• e hënë, 23 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova priti laureatin, fituesit e çmimeve dhe organizatorët e Mbrëmjeve të 63-ta strugane të poezisë

Siljanovska Davkova priti laureatin, fituesit e çmimeve dhe organizatorët e Mbrëmjeve të 63-ta strugane të poezisë

Shkup, 23 gusht 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot priti laureatin dhe fitues i Kurorës së Artë në Mbrëmjet Strugane të Poezisë për vitin 2024, Zhan Pjer Simeon,  fituesen e çmimit "Vëllezërit Molladinovci", Katica Qulavkova, fituesen e çmimit "Urat e Strugës", Katrin Pic dhe fituesen e çmimit "Struga e Re", Filipa Sara Popova, informojnë nga kabineti i presidentes.

Në takim morën pjesë Todorçe Tasevski, drejtor i Mbrëmjeve Strugane të poezisë, Elizabeta Sheleva, kryetare e Bordit Drejtues të festivalit dhe Jordan Plevnesh ish ambasador i Maqedonisë në Francë dhe laureati i poezisë Zhan Pjer Simeon.

Në takim, presidentja uroi laureatin e sivjetëm, poet, dramaturg dhe eseist francez Zhan-Pjer Simeon dhe fituesen e çmimit "Vëllezërit Milladinovci", akademiken Kativa Qulavkova, duke e theksuar kontributin e tyre të rëndësishëm krijues, letrar dhe poetik, si dhe poetet e reja Katrin Pic dhe Filipa Sara Popova, duke shprehur bindje se këto çmime prestigjioze do të paraqesin inkurajim dhe nxitje për sukseset e tyre të mëtutjeshme ndërkombëtare. sa/

Foto: Kabineti i presidentes 

QËNDRONI TË LIDHUR