Siljanovska Davkova priti delegacionin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kroacisë
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova zhvilloi një takim me delegacionin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kroacisë, të udhëhequr nga kryetari i gjykatës, Mirosllav Sheparoviq, në shoqërimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, Darko Kostadinovski.
- Post By Sara Ademi
- 11:25, 22 maj, 2025
Shkup, 22 maj 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova zhvilloi një takim me delegacionin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kroacisë, të udhëhequr nga kryetari i gjykatës, Mirosllav Sheparoviq, në shoqërimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, Darko Kostadinovski.

Bashkëbiseduesit, siç kumtoi Kabineti i presidentes Siljanovska-Davkova, vlerësuan se me këtë vizitë, e cila realizohet pas një pushimi dy dekadësh, rinovohet bashkëpunimi i ndërsjellë që duhet të vazhdojë, të intensifikohet dhe thellohet, për shkak të shkëmbimit të përvojave dhe mësimit nga njëri tjetri.
Si profesoreshë e të drejtës kushtetuese, presidentja Siljanovska Davkova i ka shënuar dhe sqaruar vërejtjet dhe mangësitë e zgjidhjeve tona kushtetuese për Gjykatën Kushtetuese në krahasim me ato për Gjykatën Kushtetuese të Kroacisë. Ajo ka shprehur përpjekje për kompetenca më të gjera në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, zgjedhjet dhe referendumin, por edhe rishqyrtim të disa prej tyre, si dhe saktësimin dhe ashpërsimin e kushteve për fitimin e statusit të gjyqtarit kushtetues.

Presidentja ka thënë se Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë si pushteti i katërt, përkatësisht ndërmjetësues ndërmjet tre pushteteve.
Në takim është diskutuar edhe për përvojën kroate me ligjin kushtetues për Gjykatën Kushtetuese, si dhe problemet e lidhura për mungesën e rregullimit ligjor të çështjeve kushtetuese-juridike tek ne.
Gjyqtarët kushtetues kroat kanë shprehur gatishmëri të ndihmojnë në përshpejtimin e procesit eurointegrues të Maqedonisë, duke theksuar përfitimet e anëtarësimit si për anëtarët, ashtu edhe për BE-në.
Duke falënderuar për mbështetjen, presidentja Siljanovska Davkova ka theksuar se leksionet kroate nga procesi i eurointegrimeve mund të jenë të çmuar për ne. sa/
Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova