• e premte, 05 dhjetor 2025

Siljanovska Davkova: Nuk guxojmë që para kohe të parashikojmë si do të vendosë Gjykata Kushtetuese, është mirë që do të ketë debat publik për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Siljanovska Davkova: Nuk guxojmë që para kohe të parashikojmë si do të vendosë Gjykata Kushtetuese, është mirë që do të ketë debat publik për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Shkup, 5 maj 2025 (MIA) – Nuk guxojmë që para kohe të parashikojmë si do të vendosë Gjykata Kushtetuese dhe është mirë që do të ketë debat publik për Ligjin për përdorimin e gjuhëve në të cilin do të mundet, jo vetëm parashtruesit, por edhe kritikët t’i tregojnë qëndrimet e tyre, thotë presidentja Gordana Siljanovska Davkova, duke theksuar se në këtë përbërje të Gjykatës Kushtetuese ka katër doktorë shkencash, tre profesorë dhe se është një përbërje që do të dijë të masë dhe se pret që t’i ketë parasysh të gjitha çështjet. 

E pyetur për “mendimin miqësor” të Komisionit të Venecias për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Siljanovska Davkova, thotë se nuk e ka lexuar, por se beson se nuk do të dalë jashtë mendimit të cilin tashmë e ka dhënë. 

“Nëse mendoni në atë që në drejtësi mendohet në ‘mendim miqësor’, i cili i është dërguar Gjykatës Kushtetuese, jo. Nuk e kam lexuar atë mendim, nuk mendoj se është publikuar fare. Por, e kam lexuar mendimin e Komisionit të Venecias për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, mendoj se madje kam debatuar për atë, dhe e di atë mendim. Unë besoj se Komisioni i Venecias nuk do të dalë jashtë atij mendimi”, deklaroi Siljanovska Davkova, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas Akademisë Solemne në ASHAM me rastin e 80 vjetorit të kodifikimit të gjuhës standarde maqedonase.

Komisioni i Venecias, theksoi Siljanovska Davkova, kuptohet do të ketë edhe përfaqësues të tij këtu kur do të debatohet për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. 

“Nuk duhet të parashikojmë paraprakisht se si do të vendosë Gjykata Kushtetuese, për të njëjtat arsye si për gjyqësorin e rregullt. Gjykata Kushtetuese nuk është pjesë e gjyqësorit të rregullt, ne e quajmë pushteti i katërt, por mund të ketë rol kyç në proceset demokratike. Pse? Që të jetë organi që do të shohë nëse lidhjet dhe frenat midis tre autoriteteve funksionojnë siç duhet, sepse ai vendos për konflikt kompetencash, por do të vlerësojë edhe ligjet dhe aktet e tjera të përgjithshme”, deklaroi Siljanovska Davkova.

Gjykata Kushtetuese, si dhe gjyqësorin e rregullt, theksoi Siljanovska Davkova duhet ta lëmë të qetë dhe se nuk duhet që para kohe të sjellim konkluzione. 

“Mendoj se në këtë përbërje të Gjykatës Kushtetuese ka katër doktorë shkencash, tre profesorë, dhe se është një përbërje që di të masë dhe mendoj se nuk duhet të nxjerrim përfundime paraprakisht. Sigurisht, Gjykata Kushtetuese do ta zbatojë këtë vendim. Do t’i përmbahet Kushtetutës, si dhe praktikës krahasuese evropiane”, deklaroi Siljanovska Davkova.

Siljanovska Davkova, mes tjerash, theksoi se në Evropë nuk ekziston, gjegjësisht ‘aki komuniteri’ nuk ka të bëjë edhe me politikën gjuhësore, sepse nuk ekzistojnë rregulla të tilla dhe i ndryshëm është raporti i shteteve drejt respektimit të normave. 

“Dy dokumente këtu janë kyçe: Konventa kornizë për mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe Konventa për gjuhë rajonale dhe të pakicave. Kuptohet Gjykata Kushtetuese do të respektojë edhe mendimet e tjera të Komisionit të Venecias”, deklaroi Siljanovska Davkova. 

Lidhur me atë se paralajmërimi i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese se vendimi do të merret pas zgjedhjeve lokale disa nga partitë e interpretojnë si “koordinim mes politikës dhe Gjykatës Kushtetuese”, Siljanovska Davkova, tha se këtë e sheh në të kundërtën. 

“Nëse e kuptova mirë, ai dëshiron të shmangë rrezikun e politizimit të çështjes së asaj që do të ndodhë, gjë që ndodh rregullisht para çdo zgjedhjeje. Në fund të fundit, në vendin tonë është shumë e vështirë të përcaktohet se për çfarë lloj zgjedhjesh po flasim. Kjo është arsyeja pse ai dëshiron që zgjedhjet lokale të zhvillohen në mënyrë paqësore, që do të thotë se në një mënyrë politike nuk ka moment më pasionant se zgjedhjet, dhe pastaj, pasi të mbarojnë, ata mund të vendosin në mënyrë paqësore. Nuk është e panjohur që të ketë një debat dhe më pas të merret një vendim. Mendoj se do t'i matin të gjitha kriteret, përfshirë edhe ato specifike", deklaroi Siljanovska Davkova. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR