Siljanovska Davkova: Nuk është problem që të bisedoj edhe me kryeministrin Zhelazkov, që të vijë në shprehje kreativiteti evropian
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot deklaroi se edhe pse është e rregull të ketë takim me homologun e saj nuk është problem të[ bisedojë ehde kme kryeministrin bullgar Rosen Zhelazkov në Samitin e NATO-s në Hagë, duke pasur parasysh se kolegu i saj bullgar, presidenti Rumen Radev nuk vjen në Hagë, në drejtim të zhbllokimit të eurointegrimeve tona.
Shkup, 13 qershor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot deklaroi se edhe pse është e rregull të ketë takim me homologun e saj nuk është problem të[ bisedojë ehde kme kryeministrin bullgar Rosen Zhelazkov në Samitin e NATO-s në Hagë, duke pasur parasysh se kolegu i saj bullgar, presidenti Rumen Radev nuk vjen në Hagë, në drejtim të zhbllokimit të eurointegrimeve tona.
"Unë për takim eventual kam biseduar me zotin Antonio Koshta, propozimi ishte i tij. Ndërkohë, unë do të jem atje nëse e kam unë rendin. Përndryshe dihet, rendi është që të bisedohet me homologun, por uja nuk ka problem, nuk varet nga unë ppor varet nga fqinjët tanë. Kuptohet ne jemi aq afër që mund edhe të bisedojmë edhe në afërsi diku, por propozimi erdhi nga zoti Antonio dhe ai tani kur unë isha në Nice më informoi se nuk do të vijë zoti Radev në Samitin e NATO-s, por do të vijë Zhelazkov", thotë Siljanovska Davkova në pyetjen e gazetarëve para të pranishmëve në Manifestimin ndërkombëtar të letërsisië "Festa e blirit".
E pytur nëse është konfirmuar takimi eventual me Zhelazkovin, Siljanovska Davkova theksoi se takimi është propozar nga kryetari i Këshillit Evropian dhe konfirmimi duhet të vijë nga atje
Kryeministri Hristian Mickoski dje informoi se nuk do të marrë pjesë në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë, aty do të shkojë presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Në lidhje me paralajmërimet nga ana bullgare se në vend të presidentit të tyre Rumen Radev do të marrë pjesë kryeministri Rosen Zheljazkov, ai theksoi se nëse ka ndonjë nismë për takim mes presidentes së Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrit bullgar dhe kjo duhet të pranohet, që të tregohet proaktivitet dhe thotë, le t'i shqyrtojmë argumentet në mënyrë të kryqëzuar. Ai njoftoi gjithashtu se do të kërkojë takim me presidenten.
“Nëse ka ndonjë nismë për takim në nivel president-kryeministër, ajo duhet të pranohet pavarësisht faktit që unë nuk do të jem aty, ky është qëndrimi im dhe jam i bindur se ky do të jetë edhe qëndrimi i presidentes. Duhet të jemi proaktivë dhe të tregojmë se kjo nuk është ajo që thuhet, t'u tregojmë disa qindra qytetarëve tanë, të cilët thonë se bullgarishtja është gjuha e tyre amtare, se ky nuk është problemi, por se ka një problem shumë më të madh, se kjo është një politikë që është dekada e vjetër, se kjo është një strategji që është shkruar, folur, krijuar me kujdes dhe nuk mund të ishte zbatuar këtu pa queenslings. Fatkeqësisht, kishte të tillë në qeverinë e mëparshme”, tha kryeministri.
Në lajmet në Alsat M i pyetur nëse jep shpresë deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme të Bullgarisë disa ditë më parë se Sofja garanton se nuk do të ketë kërkesa të reja dhe kështu vetëm Kushtetuta mbetet si pengesë, Mickoski iu referua faktit se i njëjti ministër i Jashtëm deklaroi edhe disa muaj më parë se ky është vetëm fillimi dhe se gjatë negociatave ka ende shumë gjëra që duhet të zgjidhen, finalizohen etj...
"Tani kujt t'i besojmë. Ministrit të njejtë të Punëve të Jashtme të dy ose tre muajve më parë, ose këtij tani, ose ndonjë ministri të ardhshëm, i cili do të ketë edhe ndonjë deklaratë tjetër që është për qëllime politike ditore", tha Mickoski dhe shtoi se çështja është shumë e qartë dhe nuk ka nevojë të kesh shumë përvojë politike. mb/
Foto: MIA