• e enjte, 05 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova: Nëse lejojmë vetoja të vazhdojë, madje edhe më të suksesshmit në hapërimin e fundit mund të përballen me të

Siljanovska Davkova: Nëse lejojmë vetoja të vazhdojë, madje edhe më të suksesshmit në hapërimin e fundit mund të përballen me të

Podgoricë, 28 nëntor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot nga Podgorica, ku ndodhet për vizitë zyrtare, duke e komentuar deklaratën e djeshme të eurokomisares së sapozgjehdur për zgjerim, Marta Kos theksoi se i bën vërejtje në diksionin lidhur me pritjet për ndryshimet kushtetuese dhe shtoi se tjetër është të tregohet apo rekomandohet, por të thuhet se duhet do të thotël tejet shumë perceprim byrokratik i Bashkimit Evropian. Ajo përsëriti se në gjurmim të situatës win-win nga ana jonë "themi se ja, do ta bëjmë edhe atë hap, por me veprim të shtyrë juridik" dhe theksoi se nëse lejohet që vetoja të vazhdojë, madje edhe më të suksesshmit në hapërimin e fundit mund të përballen me të.

"Zakonisht rrallë i komentoj komentet dhe posaçërisht jo jashtë. Kujtoj kur z. Helmut Kol tha për çështje vendore përgjgijem në shtëpi, por do t'ju përgjigjem. Sinqerisht kam vërejtje në diksionin e eurokomisares së re, sepse kur tha - thoni: asgjë më pak dhe asgjë më shumë, kjo mu duk sikur, ajo nuk është filozofi, si diçka e njohur - merre ose lëre. Kjo mua më ngjan në mandat evropian të sofistikuar, kjo mua më frikëson bga diksioni i cili do të thotë përzierje e drejtpërdrejtë në punët e brendshme", theksoi shefja e shtetit duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun e saj malazez, Jakov Millatoviq, lajmëroi raportuesja e posaçme e MIA-s nga Podgorica.

Siljanovska Davkova theksoi se një prej dispozitave në Marrëveshjen për BE-në është respektimi i strukturave kushtetuese dhe politike.

"Do të zgjedhja diksion se rekomandojmë apo themi etj., megjithatë, të thoni se këtë duhet ta bëni, kjo do të thotë se keni qasje nga ana e BE-së, që unë e quaj byrokratike. BE-ja nuk është makineri byrokratike, është më shumë se aq, ashtu thotë z. Makron, se është filozofi e bazuar në parime dhe vlera, do të thotë, ja edhe të jem pak pragmatike. Përse them se kam vërejtje, për të njjetën arsye për të cilën unë jam këtu pas 50 viteve së bashku. Unë pres edhe nga ata të cilët tashmë janë në BE, ndërsa deri dje ishin me ne, me maturi dhe respekt të sillen ndaj të gjithëve. Do të thotë, kjo është e para", tha presidentja.

Si të dytë, ajo shtoi se vendi çdoherë ka qenë bashkëpunues në rrugën drejt BE-së dhe ka bërë kompromise në dëm të vetin.

"Së pari, në Marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi të miqë me Bullgarinë, sepse çdo ditë dëgjoj 'Pakta sunt servanda', nuk ka asnjë fjalë për ndryshimet kushtetuese, Ato janë përmendur në protokollin numër 2, në nenin 3 apo tani në Kornizën negociuese dhe në konkludimet tashmë nuk përmendet shprehja protokoll, prëdoret shrehja procesverbal. Pohoj se protokolli nuk mund të jetë nurim i së drejtës kushtetuese, as i sëd rejtës, gjithashtu edhe procesverbalet, por ja, në gjurmim të win-wineve ne themi se ja, do ta bëjmë edhe atë hap, por thashë me veprim të shtyrë juridik. Shkaku, t'i ndërtojmë raportet paqësore me fqinjen tonë, sepse në Preambulën e Marrëveshjes shkruan se Bullgaria do ta mbështesë dhe do ta inkurajojë Maqedoninë në rrugën drejt BE-së. Ja, t'i japim mundësi kësaj sepse pohoj, nëse lejojmë vetoja të vazhdojë, madje edhe më të suksesshmit në hapërimin e fundit mund të përballen me të. Kjo me të vërtetë e zhvleftëson filozofinë e eurointegrimit. Të përsëris, nsëe zonja në fjalim është dashur të grumbullojë vota, dhe prandaj me diksion perosnal e tha atë, atëherë kur tashmë është zgjedhur, mendoj se është mirë ta kujtojë rajonin dhe t'i matë fjalët, të sillet ndryshe nga anëtaret e tjera të BE-së, sepse i njeh gjërat më mirë se ata", theksoi Siljanovska Davkova.

Eurokomisarja e re për zgjerim, Marta Kos dje në deklaratë për meidumet menjëherë pas miratimit të përbërjes së re të Komisionit evropian tha se pret që Maqedonia e Veriut ta ndryshojë Kushtetutën, sepse, siç theksoi, kjo është diçka për të cilën llogaritë BE-ja, lajmëroi raportuesi i posaçëm i MIA-s nga Strasburgu.

"Kjo është diçka në të cilën llogarisim. Asgjë më pak, asgjë më shumë. Besoj se kjo është e mundur, dhe pas kësaj me të vërtetë ta përshpejtojmë procesin", theksoi Kos.

Në pyetjen nëse pas kësaj mund të jepen garanca se nuk do të ketë bllokime të tjera, Kos tha se nuk është ajo e cila mund t'i përgjigjet asaj pyetjeje.

Ëidhur me atë se si mund të zgjidhet problemi me Bullgarinë, Kos tha se duhet të bisedohet sa më shumë.

"Të bisedohet, sa më shumë, edhe me Maqedoninë e Veriut, edhe me Bullgarinë. Duhet të tregojmë se ajo është në duart tona, si ta zgjidhim këtë problem bilateral. Pa këtë, ndërkaq duke i ndjekur vlerat evropiane, nuk do të mund ta bëjmë atë që është më e mira për BE-në, dhe gjithsesi më e mira për Maqedoninë e Veriut", tha Kos.

Foto: Printskrin

Video: Kabineti i Presidentit të Malit të Zi

QËNDRONI TË LIDHUR