• e enjte, 04 dhjetor 2025

Siljanovska Davkova: Nëse duam ndryshime, Gjykata kushtetuese duhet të guxojë dhe të sillet në mënyrë të pavarur ndaj autoriteteve të tjera

Siljanovska Davkova: Nëse duam ndryshime, Gjykata kushtetuese duhet të guxojë dhe të sillet në mënyrë të pavarur ndaj autoriteteve të tjera

Shkup, 28 prill 2025 (MIA) - Në 34 vitet e fundit ne humbëm mundësinë që Gjykata kushtetuese të shndërrohet në pushtetin e katërt, në korrigjues të raporteve mes tre autoriteteve dhe mbrojtës i lirive dhe të drejtave të qytetarëve. Nëse duam ndryshime, ky institucion duhet të guxojë dhe të shtrijë kompetencat e veta, me të vërtetë ta ndërtojë demokracinë kushtetuese dhe të cillet e pavarur ndaj autoriteteve të tjera, thotë presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Pas hapjes së tryezës së rrumbullakët me temë "A na nevojitet Ligji për Gjykatën kushtetuese?", sot në Gjykatën kushtetuese Siljanovska-Davkova tha se është e mirë analiza dhe shembujt komparativ nga Gjermania, Franca, Spanja, Portugalia dhe Kroacia janë inspirues, por se sipas saj, zgjidhja duhet të jetë më radikale dhe më e guximshme.

"Mundet edhge materia kushtetuese të zgjerohet, megjithatë, ne çdoherë hyjmë me një sërë propozimesh për ndryshime kushtetuese, ndërsa dalim me të tjerë sepse tregjet tona politike janë të çuditshëm dhe ndryshimet që i prnaojmë krahas nevojave janë të tilla, që na bëjnë akoma më specifik dhe më origjinal, por në demokraci, duhet të jemi me standarde të Evropës", deklaroi Siljanovska Davkova, duke cekur se mu prandaj edhe ka hequr dorë nga ideja që si presidente të formojë grup prej konstitucionalistëve, që do të punojë në Kushtetutën e re.

Sipas Siljanovska Davkovës, kjo përbërje e gjykatës ka bërë hapa mjaft të guximshëm dhe kjo është shenjë e mirë, duke cekur se jo rastësisht edhe ky debat po ndodhë mu tnai.

"Edhe pse jam profesoreshëmn e së drejtës kushtetuese, nëse kërkoni të numëroj nga viti 1991 deri më sot disa gjykatës të shquar kushtetues, të cilët kanë vënë vulën në demokracinë kushtetuese, do të numëroj 5-6. E kujtoj mandatin e parë të Gjykatës kushtetuese, të fundit, por edhe disa gjykatës kushtetues, më shpesh përmes Komisionit të Venecies, megjithatë për shumë të tjerë jo. Do të thotë, nuk janë shquar juristë, por janë shquar aktivistë politik apo partiak dhe për meritë kanë marrë vend në Gjykatën kushtetuese", deklaroi Davkova.

Siljanovska Davkova përkujtoi deklaratën e saj, se Gjykata kushtetuese ia kujton  anijen e ankoruar në Vardar, sepse të gjithë në botë frikësohen nga gjykata kushtetuese hiperaktive, ndërkaq ne lutemi të jetë aktive.

"Në arsyet që i numëroi kryetari i Gjykatës kushtetuese, përse kemi aq pak dispozita për gjyqësinë kushtetuese në Kushtetutë dhe përse nuk është paraparë Ligj për Gjykatën kushtetuese, qëndrojnë dilemat e tij, por unë e kam edhe një arsye tjetër. Mendoj se kjo nga njëra anë është për shkak të udhëzimit tejet të madh apo jo të nevojshëm të krijuesve të verzioneve punuese të Kushtetutës në gjyqësinë kushtetuese, ndërsa e dyta, me siguri gjendja e këtillë u mundësonte pushteteve politike, duke filluar nga përbërja e parë parlamentare deri tek e fundit, ndikim përmes juristëve të jo të shquar", deklaroi Siljanovska-Davkova.

Presidentja Siljanovska Davkova, në fjalën hyrëse në tryezën e rrumbullakët, paraprakisht porositi se sipas saj Gjykata kushtetuese që moti është dashur të reformohet dhe se është mirë që debati për këtë po ndodhë sot, mu në shtëpinë e institucionit më të pareformuar.

"Nëse më pyetni, unë jam për kompetenca më të gjera të Gjykatës kushtteuese. Kompetenca më e gjerë nuk mund të rregullohet me miratim të ligjit. Madje edhe të sjellim Ligj për Gjykatën kushtetuese, duhet të intervenojmë në Gjykatë, sepse mund ta lexojmë ne si të duam nenin 113, megjithatë është e qartë atje se akti për Gjykatën kushtetuese nuk do të thotë ligj, sepse Gjykata kushtetuese nuk mund të sjellë ligj, ligje sjellë Parlamenti. Në të vërtetë, deri në vitin 2024 kemi jetuar me Rregullore, ajo është për Gjykatën kushtetuese", deklaroi Siljanovska Davkova.

Reforma, theksoi Siljanovska Davkova, duhet t'i përfshijë gjërat në vijim: Së pari, të zgjerohet lista e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave. Së dyti, të saktësojmë se nga nënshkrimi i marrëveshjeve ndërkombëtare deri te ratifikimi, Gjykata kushtetuese mund ta ketë të drejtën e intervenimit dhe kompetencës. Së treti, të zgjerohet kompetenca e Gjykatës kushtetuese ta ketë fjalën e fundit në referendume dhe zgjedhje. Së katërti. do të doja, ta heqim nga kompetenca e Kuvendit interpretimin autentik të ligjeve, sepse është mbetje nga komunizmi. Dhe, duhet ta konkretizojmë statusin "jurist i dalluar".

Në Gjykatën kushtteuese sot po mbahet tryezë e rrumbullakët me temë "A na nevojitet Ligj për Gjykatën kushtetuese?" që ka për qëllim të hapet debat për nevojën e miratimit të një ligji të veçantë që do ta rregullonte punën e Gjykatës kushtetuese, përmes dialogut mes përfaqësuesve të institucioneve, shtresës juridike dhe sektorit civil. Fjalime hyrëse në debat patën edhe presidentja Gordana Siljanovska Davkova, si dhe Mihalis Rokas, ambasador i BE-së, Petra Dreksler, ambasadore e Gjermanisë dhe Anxhela P. Ageler, ambasadore e SHBA-së. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR