• e premte, 05 dhjetor 2025

Siljanovska - Davkova në takim me Hanrahan: Inkurajon mbështetja nga Uashingtoni për më shumë çështje strategjike

Siljanovska - Davkova në takim me Hanrahan: Inkurajon mbështetja nga Uashingtoni për më shumë çështje strategjike

Nju-Jork, 26 shtator 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska - Davkova, gjatë vizitës së punës në SHBA, në Nju-Jork realizoi takim me Brendan Hanrahan, shef i Byrosë për çështje evropiane dhe euroaziatike në Departamentin amerikan të Shtetit, me të cilin këmbyen qëndrime për më shumë çështje aktuale që janë të interesit të përbashkët.

"Në takimin me Hanrahanin, së bashku me ministrin e Punëve të jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ministrin e Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani e përshëndetëm trendin në rritje të zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale dhe biseduam për sferat ku mund të bëhet hap i konsiderueshëm", tha Siljanovska-Davkova.

Në fokus të bisedës ishte potenciali për thellim të partneritetit strategjik të vendit me SHBA-në.

"Inkurajon mbështetja nga Uashingtoni për më shumë çështje strategjike siç janë hapja e korridoreve energjetike në itneres të të dy vendeve dhe përforcimi i diplomacisë komerciale. E konfirmuam bashkëpunimin jashtëzakonisht të suksesshëm që del nga anëtarësimi në Aleancën veriatlantike", shtoi presidentja Siljanovska-Davkova. ab/

Fotо: Siljanovska- Davkova fb 

QËNDRONI TË LIDHUR