• e diel, 22 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova në Romë në shënimin e Ditës së iluministëve mbarësllavë, pasdite në takim me Matarelën

Siljanovska Davkova në Romë në shënimin e Ditës së iluministëve mbarësllavë, pasdite në takim me Matarelën

Romë, 24 maj 2024 (MIA) - Me vizitë në bazilikën "Shën Klimenti", ku gjendet varri i Shën Cirilit dhe në bazilikën "Shën Maria Maxhore" sot në Romë vazhdon vizita e presidentes Gordana Siljanovska Davkova me rastin e shënimit të Ditës së iluministëve mbarësllavë, Vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi.

Siç njofton raportuesi i MIA-s nga Roma, Siljanovska Davkova e kryeson delegacionin shtetëror- kishtar në kuadër të manifestimit "Maqedonia për nder të Shën Cirilit", ndërsa sot në bazilikën "Shën Klimenti" tradicionalisht si edhe çdo vit do të mbahet lutje në varrin e Shën Cirilit. 

Македонска црковно-државна делегација утрово имаше поклонение на гробот на свети Кирил во Рим, соопшти Комисијата за односи со верските заедници и религиозни групи. 

Pas lutjes, presidentja dhe delegacioni në bazilikën "Shën Maria Maxhore" do të vendosin kurora me lule në pllakën përkujtimore në gjuhën maqedonase për nder të veprës së Vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi.

Përkulja në varrin e Shën Cirilit në Bazilikën "San Clemente" në Romë u organizua për herë të parë në vitin 1969 për 1100 vjetorin e vdekjes së Shën Cirilit dhe që atëherë çdo vit më 24 maj përkujtohet me nderimet më të larta nga delegacioni kishtar-shtetëror.

Për pasdite është paraparë takim i Siljanovska Davkova me homologun e saj italian, Serxho Matarella.

Siljanovska Davkova, vizitën në Romë dhe Vatikan, e cila është vizita e saj e parë jashtë vendit pas marrjes së funksionit si presidente, zyrtarisht e filloi dje me audiencë te kreu i Kishës Katolike Romake, papa Françesku.

Ajo tha pas takimit se ajo dhe Papa diskutuan për mbështetjen e Vatikanit për procesin e integrimit evropian të vendit, por edhe të të gjithë Ballkanit Perëndimor, si dhe për ngjarjet aktuale në botë, por edhe për konferencën e ardhshme për Ukrainën në Zvicër, ku Vatikani do të marrë pjesë si vëzhgues.

Поддрршката на Ватикан за процесот на евроинтеграција на земјава, но и на целиот Западен Балкан, како и актуелните случувања во светот биле дел од темите на денешниот разговор на претседателк

"Ramë dakord rreth problemeve aktuale, për mbështetjen e vendit ndaj Bashkimit Evropian, për mbështetjen e Papës në Ballkanin Perëndimor dhe thamë se pas 30 vitesh bashkëpunim, sukseset janë të dukshme. Konfirmuam se vizita në vitin 2019 ishte tepër frymëzuese jo vetëm për tufën e vogël që tha të mos kini frikë, por për të gjitha fetë dhe se ne jemi një shembull i dialogut religjioz që do të vazhdojë dhe se Vatikani beson në forcën tonë", deklaroi Siljanovska-Davkova. 

Në takim, siç theksoi, shprehu mirëkuptimin për përfundimin e një marrëveshje me Vatikanin, sepse duhet të merret një qasje sistematike për zgjidhjen e çështjeve që lidhen veçanërisht me statusin e kishës katolike dhe të krishterëve të fesë katolike te ne. Ajo theksoi se këto çështje nuk mund t'i zgjidh vetë sepse nuk është kompetente, por se ato mund të tejkalohen shumë lehtë në bashkëpunim me Qeverinë.

Në audiencë te Papa ishte edhe presidenti bullgar Rumen Radev, por Siljanovska-Davkova dhe Radev nuk realizuan takim për shkak, siç theksoi Siljanovska-Davkova, mospërputhjes së agjendës.

Jozyrzarisht pala bullgare ka kërkuar që takimi të mbahet në Ambasadën bullgare, por për delegacionin tonë kjo nuk ishte e pranueshme. 

Dje në deklaratë për media pas takimeve në Vatikan, presidentja tha se nuk është takuar me Radevin për shkak të pamundësisë së harmonizimit të agjendave të dy krerëve të shtetit. Ka pasur gatishmëri për takim nga të dyja palët, ka theksuar ajo, por e kanë lënë për një rast të ardhshëm.

"Shprehëm gatishmëri, por deri te takimi nuk do të vijë. Të dyja delegacionet kemi agjenda megjithatë thamë se një orë e më parë, në momentin e parë të mundshëm do ta realizojmë", deklaroi Siljanovska-Davkova. 

Импичмент нема да ги пополни браните или фрижидерите на луѓето, ниту ќе ги зголеми пензиите, туку најмногу ќе ги наполни плоштадите и ќе доведе до дефинитивен колапс на Владата, изјави бугарс

Radev, këtu në Vatikan, në një deklaratë për mediat bullgare, tha se për shkak të programit të ngjeshur të organizuar deri në minutë, delegacioni bullgar nuk ka mundur të takohet me delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga Siljanovska Davkova.

"Shenjë pozitive është që presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shfaqur dëshirë për një takim të tillë", u përgjigj Radevi në pyetjen nëse është kërkuar takim mes tij dhe Siljanovska - Davskovës në Romë. Pres, theksoi Radevi, se një takim të tillë do të ketë së shpejti. I pyetur nëse e fton Siljanovska - Davkovën në Bullgari, Radevi u përgjigj "E ftoj, sigurisht".

"Vlerësoj se dëshira e Republikës së Maqedonisë së Veriut për dialog është shenjë pozitive. Vetëm përmes dialogut do ta përforcojmë besimin e ndërsjellë, do t'i zgjidhim të gjitha çështjet kontestuese dhe do ta hapim derën e RMV-së drejt BE-së. Shpresoj dhe thirrja ime është se ky takim do të ndodhë sa më shpejtë. Rendin e ka presidentja e RMV-së,nëse nuk gënjëhem, të vijë në Bullgari", deklaroi Radevi.

Ai me porosi edhe se vendi duhet të tregojë se dëshiron me të vërtetë të jetë pjesë e Evropës së bashkuar duke përmbushur të gjitha kërkesat që BE-ja i ka vendosur, ashtu siç ka qenë për çdo shtet anëtar. "Porosia ime dërguar Republikës së Maqedonisë së Veriut është se Bullgaria sa më shpejtë pret ndryshim të retorikës dhe përfundimisht të ndalohet me gjuhën e urrejtjes", deklaroi Radevi.

Në kuadër të manifestimit "Maqedonia për nder të Shën Cirilit", presidentja Siljanovska Davkova dje pasdite në Romë mori pjesë në koncertin e Institucionit Nacional "Orkestra Kamertale nga Manastiri", manifestim i organizuar nga Ministria e Kulturës.

Siljanovska Davkova kryeson delegacionin shtetëror-kishtar në përkujtimin e 24 Majit, në përbërje të të cilit  janë zëvendësministri i kulturës, Onur Ali, ambasadori në Republikën italiane, Vesel Memedi, ambasadorja në Selinë e Shenjtë, Maria Efremova, drejtori i Komisionit për Marrëdhëniet me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, Darian Sotirovski. Delegacioni i KOM-OA përfaqësohet nga peshkopët Timotej dhe Pimen, ndërsa Kisha Katolike nga kryeprifti stavrofor, Zoran Stojanov. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR