• e enjte, 04 dhjetor 2025

Siljanovska - Davkova në "Brdo Brioni": Në Durrës po bisedohet për integrimin evropian dhe sigurinë rajonale

Siljanovska - Davkova në

Shkup, 6 tetor 2025 (MIA) - Me presidentët e vendeve pjesëmarrëse në "Procesin Brdo-Brioni" sot në Durrës do të shkëmbejmë mendime për çështjet më të rëndësishme lidhur me integrimin evropian: Planin e rritjes të BE-së, politikat për të rinjtë, si dhe bashkëpunimin rajonal dhe sigurinë, shkroi në Fejsbuk presidentja Gordana Siljanovska-Davkova. 

"Procesi Brdo-Brioni", siç thekson presidentja, është inspiruar nga solidariteti dhe miqësia mes vendeve të rajonit, me qëllim inkurajimin e dialogut politik dhe partneritetin në nivelin më të lartë dhe ta forcojë besimin e ndërsjellë.

"Këtë vit, nikoqir i mbledhjes së liderëve të vendeve pjesëmarrëse në "Procesin Brdo-Brioni" është presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Mbajtja e procesit është konfirmim i domosdoshmërisë së dialogut të rregullt për shkak të përballimit në kohë të sfidave rajonale dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura", shkroi Siljanovska Davkova në postim.

Procesi "Brdo-Brioni" është iniciativë e përbashkët e presidentëve të Republikës së Sllovenisë dhe të Republikës së Kroacisë. Mbledhja e parë e liderëve është mbajtur në vitin 2013, në Brdo pranë Kranjit. qa/

Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska-Davkova

QËNDRONI TË LIDHUR