Siljanovska - Davkova ka pasur bisedë të këndshme me Zheljazkovin në Hagë, por është e befasuar nga amandamentet e eurodeputetëve bullgarë për raportin e Uajcit
- – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova është e befasuar nga paralajmërimet e eurodeputetëve bullgarë në mbledhjen e djeshme të AFET në të cilën ishte miratuar raporti i Tomas Uajc për progresin e vendit, për parashtrimin e amendamenteve, dhe thotë se mbrëmë para darkës të cilën e organizoi mbreti holandez Vilem – Aleksander në Hagë në kuadër të Samitit të NATO-s, ka pasur bisedë të këndshme protokollare miqësore me kryeministrin bullgar Rosen Zheljazkov.
- Post By Fitore Curri
- 12:17, 25 qershor, 2025
Hagë, 25 qershor 2025 (MIA) – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova është e befasuar nga paralajmërimet e eurodeputetëve bullgarë në mbledhjen e djeshme të AFET në të cilën ishte miratuar raporti i Tomas Uajc për progresin e vendit, për parashtrimin e amendamenteve, dhe thotë se mbrëmë para darkës të cilën e organizoi mbreti holandez Vilem – Aleksander në Hagë në kuadër të Samitit të NATO-s, ka pasur bisedë të këndshme protokollare miqësore me kryeministrin bullgar Rosen Zheljazkov.
“Pata një bisedë të këndshme me kryeministrin e Bullgarisë. Diskutuam nevojën për mirëkuptim të ndërsjellë, respekt, nevojën për të ndjekur frymën e dy popujve, për të ndihmuar dhe nevojën që ata që janë tashmë brenda të ndihmojnë ata që po lëvizin drejt BE-së. Unë besoj në nevojën për miqësi, besoj se do të ndodhë dhe mendoj se është e pashmangshme. Nuk mund të parashikoj paraprakisht, por nga ajo që pashë dje garanton se përmes debatit do të arrijmë unitetin”, theksoi Siljanovska-Davkova para takimit të sotëm të Këshillit të NATO-s në Hagë.
Thotë se është e befasuar nga karakteri i amendamenteve të parashtruara nga europarlamentarët bullgarë sa i përket kombit dhe gjuhës.
“Si profesoreshë, nuk e di se çfarë do të thotë ‘moderne’, nuk ka kombe dhe gjuhë paramoderne, moderne dhe postmoderne. Të gjitha kombet u formuan në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të dhe në shekullin e 19-të, përfshirë edhe tonin. Të parashtroni amendamente për çështjet e identitetit, dhe ato janë ad akta për diskutim sepse edhe marrëveshja për BE-në dhe marrëveshjen e Lisbonës dhe Konventa e të Drejtave Themelore garantojnë respektimin e identitetit dhe diversitetit kombëtar dhe kulturor”, theksoi Siljanovska-Davkova dhe shtoi se ato çështje nuk diskutohen.
Pres, potencoi, mirëkuptim nga fqinjët tanë të parë, marrëdhënie miqësore dhe mendoj se kjo do të arrihet.
Theksoi se darka te mbreti holandez Vilem – Aleksander kaloi në rregull në “shoqëri të mençur dhe interesante”.
“Biseduam për çështje serioze – për paqen dhe për unitetin i cili është aq i nevojshëm që të arrijmë “kant of lasting pis” përfundimtar. fc/
Foto: TV 21