• e martë, 24 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar bullgar Zheljazko Radukov

Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar bullgar Zheljazko Radukov

Shkup, 10 shtator 2024 (MIA) – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ti të emëruar të Republikës së Bullgarisë Zheljazko Radukov. 

Siç informojnë nga kabineti presidencial, Siljanovska Davkova në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale i ka uruar ambasadorit Radukov mirëseardhje dhe kryerje të suksesshme të funksionit të rëndësishëm diplomatik në drejtim të avancimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në drejtim pozitiv që do të kontribuojë në afrimin e dy vendeve dhe qytetarëve.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se marrëdhëniet mes dy shteteve për fat të keq nuk janë në nivelin e dëshirueshëm dhe nuk korrespondojnë për shtete të cilat janë fqinje dhe aleate në NATO, prej të cilave njëra është anëtare e Bashkimit Evropiane, ndërsa tjetra është kandidate për anëtarësim me përkushtim të fuqishëm drejt integrimit në BE. 

"Është i nevojshëm ndryshim në qasjen përmes zhvillimit të marrëdhënieve dhe krijimit të një ndryshimi pozitiv. Në këtë kuptim, unë si presidente e të gjithë qytetarëve të këtij vendi shpreh pritjen dhe shpresën që ju, ambasador i nderuar, do të punoni në zhvillimin e bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellë me fokus në sfidat e jetës së përditshme dhe të së ardhmes", tha presidentja Siljanovska Davkova duke e inkurajuar ambasadorin Radukov që të punojë drejtpërdrejt si me palët institucionale, ashtu edhe me faktorët e tjerë në shoqërinë maqedonase: sektorin civil dhe të biznesit, institucionet kulturore, shkencore dhe arsimore, mediat.

"Ne vlerësojmë procesin jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe kompleks të dialogut që presupozon afrimin, ndërtimin dhe kultivimin e miqësisë, përmes respektit të ndërsjellë të dy shteteve fqinje evropiane, dhe në këtë kuptim, besoj se respektimi i dinjitetit, angazhimet për integrimin evropian dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë interesat krejtësisht komplementare dhe reciproke të dy vendeve", tha presidentja Siljanovska Davkova.

Ambasadori Radukov në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale vlerësoi se misioni i tij fillon në rrethana veçanërisht të jashtëzakonshme, duke theksuar se efektet shkatërruese nga lufta në Ukrainë, kriza në Lindjen e Afërt, pasojat nga pandemia, polarizimi politik dhe social i bashkësisë globale na ekpozoi në rrezik.

"Përgjigja më e mirë, kemi thënë në vitet e kaluara, është bashkimi kundër çdo kërcënimi të vetëm të sigurisë. Tashmë të gjithë e kemi vërtetuar se vlera e të qëndruarit të fortë dhe të bashkuar përballë agresionit dhe vështirësive është ajo që është e vlefshme. Për shkak të turbulencave të përditshme në marrëdhëniet tona dypalëshe, duket se harrojmë se dy vendet tona janë aleate në aleancën më të fuqishme politike dhe ushtarake. Anëtarësimi i përbashkët na ka sjellë përfitime të panumërta. Megjithatë, ne nuk e morëm atë falas. Vendet tona kanë paguar dhe do të vazhdojnë të paguajnë çmimin e nevojshëm për të qenë aleatë me të gjithë partnerët tanë, por edhe me njëri-tjetrin", tha ambasadori Radukov, i cili theksoi Korridorin 8, si një projekt i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë e të dy vendeve, por edhe Aleancës.

"Si i tillë, ai është larg çdo aspekti tjetër i marrëdhënieve tona dypalëshe dhe rëndësia e tij nuk guxon të nënçmohet asesi as nga pikëpamja civile, e as nga pikëpamja e sigurisë ose ushtarake", theksoi ambasadori Radukov. fc/

Fotografia: Kabineti i presidentes Siljanovska Davkova

 

QËNDRONI TË LIDHUR