• e hënë, 23 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova i pranoi letrat akreditive të ambasadorit të sapoemëruar të Francës, Kristofer Le Rigoler

Siljanovska Davkova i pranoi letrat akreditive të ambasadorit të sapoemëruar të Francës, Kristofer Le Rigoler

Shkup, 29 gusht 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i pranoi letrat akreditive të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Francës, Kristofer Le Rigoler. Në ceremoninë e dorëzimit të letrave akreditive, e cila u mbajt në Villa Biljana në Ohër, presidentja Siljanovska Davkova theksoi se në historinë tredhjetëvjeçare të marrëdhënieve diplomatike, me përpjekje të përbashkëta, të dyja vendet kanë ndërtuar marrëdhënie dinamike politike dhe një nivel solid të bashkëpunimit të ndërsjellë në disa fusha, dhe si rezultat i atyre përpjekjeve të përbashkëta, vendi ynë sot padyshim që në Republikën Franceze sheh një mik të madh dhe aleat të sinqertë në procesin e integrimeve tona evropiane", informojnë nga kabineti i Siljanovska Davkovës.

Në këtë drejtim, presidentja shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme franceze, e cila është forcuar veçanërisht në vitet e kaluara dhe që do të vazhdojë të jetë një nxitje e rëndësishme për angazhimin tonë të fuqishëm në zbatimin e reformave në vend.

"Vendi ynë meriton të fillojë negociatat për anëtarësim në BE pa vonesa të mëtejshme. Ne jemi të gatshëm të ndërmarrim pjesën tonë të detyrës për të ardhmen e Evropës, duke përhapur vizionin tonë për një qasje të hapur ndaj partnerëve evropianë, bazuar në vendosmërinë e miqësisë, bashkëpunimit të gjerë, respektit të ndërsjellë dhe një qasje të sinqertë në marrëdhënie. Këtu nuk kemi asnjë dyshim se miqtë tanë francezë do ta ndihmojnë pa rezerva vendin tonë që të bëhet pjesë e familjes evropiane, akt që do të hapë një kapitull të ri në historinë tonë, do të sjellë energji të reja në institucionet dhe qytetarët e RMV-së, do të ngrejë një valë të re të vetë-investimit të përkushtuar për idenë evropiane", tha kryetarja Siljanovska Davkova.

Ajo e theksoi gatishmërinë tonë për të promovuar marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, veçanërisht për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Ambasadori Le Rigoller, në fjalimin e tij në ceremoni, theksoi se misioni i tij në vendin tonë ka një kuptim të dyfishtë, për të siguruar vazhdimësinë në mbështetjen e Francës për rrugën tonë evropiane dhe procesin e reformave, si dhe për promovimin e marrëdhënieve njerëzore dhe kulturore që i bashkojnë të dy popujt. Në drejtim të thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, ambasadori Le Rigoller theksoi se është i rëndësishëm intensifikimi i shkëmbimeve politike dhe zbatimi i projekteve konkrete dhe strukturore ekonomike që janë të dobishme për mbarë popullatën e Maqedonisë.

Duke theksuar se Franca mbështet pa kushte procesin politik për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht të vendit tonë, ambasadori Le Rigoller theksoi se kjo rrugë evropiane është një detyrim i përbashkët, një domosdoshmëri kolektive dhe një fat i përbashkët.

"Mbështetja jonë nuk është vetëm politike. Kjo mbështetje është gjithashtu praktike, e cila po forcohet gjithnjë e më shumë, për të ndihmuar në procesin e reformave në vazhdim. Ne jemi të gatshëm të ndajmë përvojën dhe ekspertizën tonë kudo që do të ishte e dobishme për ju", theksoi ambasadori Le Rigoller. ls/

 

Foto: Kabineti i presidentes 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR