Siljanovska Davkova e priti Rita Kolumbian, koordinatore e përhershme e sapoemëruar e Kombeve të Bashkuara
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e priti Rita Kolumbian, koordinatore e përhershme e sapoemëruar e Kombeve të Bashkuara në vend me të cilën bisedoi për aktivitetet dhe projektet aktuale të cilat me mbështetjen e Organizatës së KB-së realizohen te ne ku u theksua bashkëpunimi i mëparshëm i shkëlqyer institucional, në të gjitha nivelet dhe fushat.

Shkup, 18 shtator 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e priti Rita Kolumbian, koordinatore e përhershme e sapoemëruar e Kombeve të Bashkuara në vend me të cilën bisedoi për aktivitetet dhe projektet aktuale të cilat me mbështetjen e Organizatës së KB-së realizohen te ne ku u theksua bashkëpunimi i mëparshëm i shkëlqyer institucional, në të gjitha nivelet dhe fushat.
Siç njoftuan nga kabineti i saj, presidentja Siljanovska Davkova, duke i shprehur urime për emërimin në detyrë, shprehu kënaqësi nga kontributi i mëparshëm i jashtëzakonshëm i Kombeve të Bashkuara për integrimin tonë evropian, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për vendin dhe qytetarët.
Të dyja bashkëbisedueset biseduan për zbatimin e kornizës për bashkëpunim nga viti 2021-2025, si dokument strategjik kryesor që përcakton punën e sistemit të KB-së në vend, në përputhje me prioritetet kombëtare të zhvillimit. qa/
Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova