• e premte, 05 dhjetor 2025

Siljanovska - Davkova e priti ministrin maroken të Punëve të Jashtme, bashkëpunim afrikan dhe mërgatë marokene, Burita

Siljanovska - Davkova e priti ministrin maroken të Punëve të Jashtme, bashkëpunim afrikan dhe mërgatë marokene, Burita

Shkup, 21 korrik 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska - Davkova sot realizoi takim me ministrin e Punëve të jashtme, bashkëpunimit afrikan dhe mërgimtarëve marokenë të Mbretërisë së Marokos, Naser Burita, i cili po qëndorn për vizitë zyrtare në vend.

Siç informojnë nga Kabineti i presidentes, Maroko, si një nga vendet kryesore në rajonin MENA është urë e natyrshme politike mes Evropës dhe Afrikës Veriore, me rol kyç në stabilitetin dhe prosperitetin rajonal, si dhe në garantimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Ministri Burita, në vizitën e tij të parë zyrtare në shtetin tonë, njohi fillimine  epokës së re në ndërtimin e marrëdhënieve të ndërsjellta. Siljanovska - Davkova e ceki rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjelltë në organizatat ndërkombëtare, dhe veçanërisht në kuadër të KB-së, Organizatës ndërkombëtare të frankofonisë, si dhe në Unionin për Mesdheun. Për bashkëbiseduesit, Marrëveshja bilaterale për bashkëpunim kulturor, të cilën qeveritë e nënshkruan në dhjetor të vitit të kalaur, do ta thellojë mirëkuptimin dhe respektin e ndërsjelltë", qëndron në kumtesë.

Ministri maroken, shtojnë, shprehi gatishmëri për bashkëpunim strategjik në sferën e energjisë edhe në emër të mbretit maroken dhe i bëri ftesë presidentes Siljanovska - Davkova për të vizituar Mbretërinë e Bashkuar. ab/

Fotо: Kabineti i presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR