Sijarto: Zelenski e shfrytëzoi Ditën e pavarësisë për të bërë porosi të qarta
- Shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto, i bëri thirri presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski të "ndalojë së lërcënuari Hungarinë".
- Post By Arta Bunjaku
- 12:44, 25 gusht, 2025
Budapest, 25 gusht 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto, i bëri thirri presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski të "ndalojë së lërcënuari Hungarinë".
Sijarto pohon se Zelenski e ka shfrytëzuar Ditën e djeshme të pavarësisë së Ukrainës "për t'i bërë kërcënime të qarta Hungarisë". Ai e akuzoi Ukrainën për "sulme serioze" ndaj sigurisë energjetike të Hungarisë dhe paralajmëroi se "sulmet ndaj sigurisë energjetike duhet të interpretohen si sulme ndaj sovranitetit".
"Lufta në të cilën jemi përfshirë nuk është sqarim legjitim për shkelje të sovranitetit tonë. I bëjmë thirrje Volodimir zelenskit të ndalojë së kërcënuari Hungarinë dhe të ndalojë së rrezikuari sigurinë tonë energjetike", tha Sijarto.
Zelenski paraprakisht theksoi se sulmet ndaj naftësjellësit "Druzhba" në Rusi janë drejtpërdrejt të lidhura me qëndrimin e Hungarisë për hyrjen e Ukrainës në BE.
"Çdoherë e kemi mbështetur miqësinë mes Ukrainës dhe Hungarisë. Ndërkaq tani ekzistimi i 'Druzhba'-s, që në gjuhën ukrainase do të thotë miqësi, varet nga qëndrimi i Hungarisë", tha Zelenski.
Zelenski javën e kaluar konfirmoi se ka kërkuar nga presidenti amerikan, Donald Tramp të tentojë ta bindë kryeministrin hungarez, Viktor Orban të mos e bllokojë rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Hungaria të premten u informua se naftësjellësi "Druzhba" në kufirin ruso-bjellorus ishte sulmuar për të tretën herë me radhë për një periudhë të shkurtë. Orban vendosi t'i shkruajë letër Trampit lidhur me sulmin ukrainas ndaj naftësjellësit "Druzhba", ndërsa Trampi u përgjigj se është i hidhëruar për shkak të sulmit. ab/
Fotо:ЕPА