• e hënë, 23 dhjetor 2024

Si-En-En: Ndërroi jetë imami që ishte plagosur para xhamisë së Njuarkut, në Nju Xhersi

Si-En-En: Ndërroi jetë imami që ishte plagosur para xhamisë së Njuarkut, në Nju Xhersi

Nju Xhersi, 4 janar 2024 (MIA) - Imam Hasan Sharif, i cili u plagos rëndë të mërkurën kur u qëllua para një xhamie në Njuark, Nju Xhersi, ka ndërruar jetë, njofton Si-En-En-i duke cituar një burim anonim policor.

Sharifi ka punuar si nëpunës i sigurisë së transportit (TSO) në Aeroportin Ndërkombëtar të Njuark Liberti që nga viti 2006, thuhet në kumtesën e Drejtorisë për Siguri të Transportit.

Drejtori i Sigurisë Publike në Njuark, Fric Fraz, më herët deklaroi se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 6:15 të mëngjesit me orën lokale para xhamisë.

Imami u dërgua në spital në gjendje të rëndë, njoftoi policia.

Motivi i të shtënave është ende i panjohur sipas Departamentit të sigurisë publike në Njuark, ndërsa hetimi është duke u zhvilluar. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR