• e hënë, 23 dhjetor 2024

Si-En-En: Rusia i shet naftë të lirë Kinës dhe Indisë

Si-En-En: Rusia i shet naftë të lirë Kinës dhe Indisë

Pekin, 22 janar 2024 (MIA) - Rusia ka kaluar Arabinë Saudite dhe është bërë furnizuesi më i madh i naftës në Kinë në vitin 2023, tregojnë të dhënat e fundit nga Dogana e Kinës, transmeton Si-En-En.

Kina, blerësi më i madh në botë i naftës së papërpunuar, vitin e kaluar importoi një sasi rekord të naftës ruse me çmime më të lira.

Sasia e naftës së papërpunuar ruse e dërguar në Kinë u rrit për 24 për qind në 2023 në 107,2 milionë tonë krahasuar me vitin 2022, sipas të dhënave të publikuara nga drejtoria doganore e Kinës të shtunën.

Kjo e ndihmoi Rusinë të kapërcejë Arabinë Saudite si furnizuesi më i madh i Kinës me naftë bruto këtë vit. Arabia Saudite dërgoi 85,96 milionë tonë naftë të papërpunuar në Kinë në 2023, dy për qind më pak nga viti 2022.

Që nga viti 2022, Kina ka rritur blerjet e saj të naftës më të lirë ruse pasi Perëndimi vendosi sanksione ndaj Moskës. Importet e Kinës të naftës së papërpunuar ruse u rritën për tetë për qind në vitin 2022 në 86,24 milionë tonë krahasuar me vitin 2021. India gjithashtu ka rritur ndjeshëm importet e saj të naftës ruse.

Konsumi i përgjithshëm i Kinës i naftës së papërpunuar ruse vitin e kaluar ishte mbi 60 miliardë dollarë. Çmimi mesatar i importit, atëherë, ishte 566.64 dollarë për ton, sipas llogaritjeve të Si-En-En. Kjo është rreth 10 për qind më pak se çmimi mesatar që po paguante për naftën e papërpunuar saudite, i cili ishte 626.86 dollarë për ton. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR