• e martë, 24 dhjetor 2024

Shutinoski për MIA-n: Me 10 maj fillon bursa e brendshme e energjisë elektrike, presim që të jetë likuide nga dita e parë

Shutinoski për MIA-n: Me 10 maj fillon bursa e brendshme e energjisë elektrike, presim që të jetë likuide nga dita e parë

Shkup, 28 shkurt 2023 (MIA) - Më 10 maj do të fillojë me punë Bursa maqedonase e energjisë elektrike. Bursa vendore do të menaxhohet nga Operatori Kombëtar i Tregut të Energjisë Elektrike, MEMO. Projekti është përpunuar mbi pesë vjet, zyrtarisht u jetësua pas ndryshimeve në Ligjin për Energjetikë në vitin 2018, me të cilat zyrtarisht liberalizohet edhe tregu i energjisë elektrike dhe legjislacioni në këtë sferë është përshtatur me atë evropian.

Për fillimin e punimeve në bursën vendore të rrymës, për procesin e ndërtimit të saj dhe për mënyrën se si funksionon, biseduam me drejtorin e MEMO-s, Simon Shutinoski, i cili përmendi se hapja e bursës vendore është vetëm një hap në një proces më të madh, në të cilin është parashikuar lidhja me bursat në fqinjësi, e më pas edhe me tregjet në Evropë.

Shutinoski në intervistën për MIA-n thekson se presin që nga dita e parë bursa të bëhet likuide, gjegjësisht pritet që të ketë tregtim çdo orë dhe me këtë përfundimisht të marrim çmime referencë për çdo orë për shoqërinë maqedonase.

"Kjo do të thotë se industria jonë, qytetarët tanë, kërkesa e përgjithshme dhe prodhimi i energjisë elektrike, kur të futen në një sistem, do të marrim çmime për orë që janë relevante për vendin tonë", shprehet Shutinoski dhe sqaron se deri më tani çmimi referencë ka qenë i llogaritur sipas Bursës hungareze, HUPEKS, e cila konsiderohet si një nga bursat më të mëdha në rajon ku ka tregti më të madhe të energjisë elektrike.

Ai thekson se e para e rëndësishme për të gjithë vendin, por edhe për tregun e energjisë elektrike, është që çdo orë të ketë një çmim përkatës. Fillimisht do të tregtohet në bazë të parimit një ditë më parë, e pasi, siç shprehet, do të sigurohen se ka likuiditet, respektivisht ofertë dhe kërkesë në çdo orë të ditës, do të kalojnë në vendosjen e tregu gjatë ditës ose marketin intradej.

Në vazhdim është intervista e plotë me drejtorin e MEMO-s, Simon Shutinoski, së bashku me video material.

Para do kohë paralajmëruat se në pranverë do të fillojë bursa e parë vendore e energjisë elektrike. Deri ku janë përgatitjet dhe kur duhet të presim fillimin?

- MEMO SHPKNJP Shkup, në rolin e operatorit të tregut të energjisë elektrike, ka filluar procesin e vendosjes së bursës së energjisë elektrike para një kohe më të gjatë dhe e gjithë kjo zhvillohet në pesë e më shumë vitet e fundit. Ajo që presim së shpejti është fillimi i punës në Bursën e Energjisë Elektrike, gjegjësisht në Bursën tonë vendore-maqedonase të energjisë elektrike, e cila do të menaxhohet nga MEMO SHPNJP Shkup.

Ne kemi parashikuar fillimin e pritur, së bashku me partnerët me të cilët po krijojmë shkëmbimin e energjisë elektrike, për 10 maj. Kjo është ekskluzive dhe hera e parë që ne e shpallim atë datë në media, sepse deri dje ne thjeshtë nuk e dinim datën. Duke marrë parasysh se zbatimi i të gjitha proceseve po shkon mirë, data që e përcaktuam bashkërisht me partnerët tanë është 10 maji, kur fillojmë tregtimin në treg një ditë më parë - dej ahed - marketi në Maqedoni.

Sa kohë keni përgatitur këtë projekt? A keni pasur ndonjë mbështetje ndërkombëtare dhe çfarë do të përfaqësojë për sektorin e energjisë dhe tregun e energjisë elektrike te ne?

- Ky projekt filloi siç e përmenda edhe më parë prej disa vitesh. Pra, projekti i ka fillimet e tij për më shumë se pesë vjet, por për shkak të shtyrjes së përhershme të tregut të privatizuar në Maqedoni në periudhën para vitit 2017, ky projekt nuk gjeti vend dhe hapësirë për jetësimin e tij. Jetësimi zyrtar i tij nis me ndryshimin e Ligjit për energjetikë në vitin 2018, i cili zyrtarisht liberalizoi plotësisht tregun e energjisë elektrike dhe e solli legjislacionin në përputhje me paketën e tretë energjetike të legjislacionit evropian. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se legjislacioni në Maqedoni me këtë ligj është përshtatur plotësisht me legjislacionin evropian, i cili parashikon që në secilën nga vendet anëtare të BE-së, si dhe ato që aspirojnë për anëtarësim në Bashkimin, të themelohen bursa vendore që do të jenë të përgatitura për bashkimin e tyre mes vete. Kur them bursë, ky është termi më i popullarozuar për përdorimin e këtij institucioni dhe të kësaj mënyre të tregtimit. Ndryshe, ky është treg i organizuar i energjisë elektrike siç thuhet në legjislacionin tonë.

A keni pasur mbështetje ndërkombëtare?

- Në gjithë këtë proces, MEMO SHPNJP Shkup fillimisht si pjesë e SHA MEPSO - operatori i sistemit transmetues në Maqedoni ka shfrytëzuar mbështetjen ndërkombëtare, normalisht gjithçka ka filluar me Sekretariatin e Bashkësisë Energjietike, që ishte përgjegjës për zbatimin e legjislacionit evropian në Maqedoni. Mbështetja e tyre ishte e mirëpritur dhe ne e përdorëm atë në disa raste. Ne kemi përdorur mbështetjen teknike të Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike në drejtim të ekzaminimit të tregut të brendshëm dhe krijimit të bursës, cilat pjesë të legjislacionit duhet të rregullohen, e kemi zbuluar në periudhën e hershme të implementimit të vetë projektit. Më pas, kemi shfrytëzuar edhe mbështetjen e Bashkësisë Energjetike në drejtim të hartimit të rregullave të tregtimit të tregut të organizuar apo bursës së energjisë elektrike. Mbështetja e tyre është e vazhdueshme, e përhershme në procesin tonë, kështu që në momentet finale të themelimit të bursës kemi marrë mbështetje të madhe si nga USAID ashtu edhe nga Ambasada amerikane në Maqedoni, duke marrë parasysh se aktualisht janë duke punuar në disa projekte për integrimin e tregjeve të energjisë elektrike në Ballkanin Perëndimor ndërmjet tregjeve nga Evropa.

Deri në fund të këtij muaji Komisioni Rregullator i Energjetikës duhej të miratonte rregullat për punën e bursës. Deri ku është ai proces dhe nëse mund të na sqaroni se si do të tregtohet në bursë, çfarë roli do të luajë MEMO dhe kush do të mund të tregtojë në bursën e Maqedonisë?

- Sa u përket rregullave të funksionimit të tregut të organizuar apo bursës së energjisë elektrike, siç e përmenda që në fillim, ne filluam punën ose përgatitjen e tyre që në fillim së bashku me mbështetjen teknike që morëm nga Sekretariati i Bashkësisë Energjetike. Më pas marrim mbështetje nga partnerët tanë, respektivisht kompania që do të na lëshojë platformën e tregtimit dhe kleringut. Në fakt, këto janë dy kompani që kanë marrë pjesë në një procedurë publike dhe transparente të tenderimit në përputhje me Ligjin tonë për furnizime publike. Bëhet fjalë për konsorciumin BSP Sauth Pull, që është bursa sllovene e energjisë elektrike dhe EPEKS Spot bursa franceze e energjisë elektrike, pronar i së cilës është Dojçe borze, bursë gjermanee letrave me vlerë. Këto dy kompani e fituan atë tender dhe ne do të përdorim platformat e tyre për katër vitet e ardhshme. Siç e përmenda, EPEKS Spot është një nga bursat më të mëdha evropiane.

A na ndihmuan ata në ndërtimin e rregullave të tregtimit dhe a janë aprovuar ato?

- Ato rregulla me të cilat filluam të punojmë në fillim me Bashkësinë Energjetike, i përsosëm dhe përpunuar në mënyrë plotësuese - i përshtatëm me mënyrën e tregtimit në këto platforma. Kështu, ata punuan së bashku me EPEKS Spot dhe BSP Sauth pull. A janë miratuar? Ato janë dorëzuar para më pak se një muaji në Komisionin Rregullator në përputhje me Ligjin për Energjetikë MEMO SHPNJP Shkup i përpilon rregullat, pas aprovimit nga Komisioni Rregullattor  i dërgojmë zyrtarisht dhe i publikojmë në faqen tonë të internetit. Për momentin ato janë në Komisionin Rregullator. Javën e kaluar të martën kemi mbajtur debat publik së bashku me Komisionin Rregullator të Energjetikës ku ishin të ftuar të gjithë të interesuarit. Na befasoi pjesëmarrja e madhe e atyre që duhet të marrin pjesë në bursë, mbi 80 persona morën pjesë në atë debat publik ku kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit, z. Marko Bislimovski u dha afat prej dy javësh të gjithë atyre që kanë komente apo sugjerime t'i dorëzojnë në MEMO SHPNJP Shkup. Pas këtyre komenteve, kur t'i marrim, do t'i harmonizojmë së bashku me Komisionin Rregullativ dhe presim që diku nga gjysma e dytë e marsit të miratohen nga Komisioni Rregullativ.

Sa prodhues të rrymës ka në vend?

- Për momentin janë regjistruar 52 prodhues. Në këtëKy numër nuk bën pjesë prodhuesi më i madh, SHA EMV. Kemi 172 prodhues që përdorin tarifa preferenciale që janë në portofol, respektivisht në grupin e balancit të MEMO SHPNJP Shkup, por këta nuk do të mund të tregtojnë në bursë sepse këta 172 kanë blerje të garantuar në përputhje me modelin dhe mekanizmin për subvencionimin e këtyre prodhuesve. Energjinë e tyre e menaxhon MEMO dhe planifikojmë atë pjesë të atij portofoli, një pjesë të asaj energjie MEMO do të mund ta ofrojë vetë në bursë. Ata që kanë mbetur prej 52 e më shumë prodhuesve mund të ofrojnë lirisht energjinë e tyre të prodhuar, ta shesin në tregun e energjisë elektrike. Për momentin janë regjistruar 23 tregtarë, kemi rreth 23 furnizues, pra portofoli është i madh, ndonëse tregu i Maqedonisë është i vogël për nga sipërfaqja dhe vëllimi, por është shumë i zhvilluar. Ka shumë pjesëmarrës që punojnë aktivisht në tregun e energjisë elektrike, gjë që na dallon nga fqinjët tanë, tregjet fqinje.

Pra, siç e quani tani tregti të izoluar, do të thotë që në fillim të këtij procesi do të tregtojmë në tregun vendor me prodhues vendor dhe hapi i radhës, siç e keni paralajmëruar tashmë, mendoj në disa paraqitje publike dhe konferenca për media, është ndërlidhja me bursat fqinje. A keni një plan se si do të bëhet ajo lidhje, me cilin shtet, si është bashkëpunimi tani, çfarë do të përmirësohet me hapjen e bursës për tregtimin e energjisë elektrike me fqinjët?

- Siç e përmenda, në përgjithësi, bashkimi i tregut apo lidhja me tregjet do të ndodhë në periudhën e ardhshme të kësaj. Tashmë jemi duke punuar në dy projekte. Njëri është vendosur si projekt një kohë pak më të gjatë, është projekti i parë në Evropë për kaplim, kaplim marketi mes një shteti anëtar të Bashkimit Evropian dhe një vendi që aspiron anëtarësimin në Bashkimin. Është kapling market midis Maqedonisë dhe Bullgarisë. Ky projekt ka nisur katër vite më parë nën kujdesin e Bashkësisë Energjetike dhe është projekt pilot në Evropë. Projekti është në fazën fillestare, janë vendosur grupet e punës, ndërsa në të njëjtën kohë po fillojmë një projekt të ri me mbështetjen e USAID-it dhe Qeverisë amerikane, ky është integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor, respektivisht kapling market i tregjeve të energjisë elektrike ndërmjet Maqedonisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Ky është projekt i ri aktual. Këto projekte varen nga koha kur ne do ta vendosim atë dhe kur fqinjët tanë do të vendosin bursat e tyre dhe kur ato do të bëhen likuide. Prandaj, thashë, është shumë e rëndësishme që bursa jonë të jetë likuide që në ditën e parë, pra të ketë tregtim çdo orë.

Kur jemi te fqinjët, si është gjendja në rajon? A kanë të gjitha vendet bursat e tyre?

- Për momentin thuajse të gjitha vendet fqinje kanë bursat e tyre. Bullgaria ka, Greqia dhe Serbia, për momentin është duke u vendosur bursa në Shqipëri, e cila do të jetë bursa e përbashkët për Shqipërinë dhe Kosovën. Në rajonin më të gjerë, në këtë periudhë, respektivisht diku në muajin prill do të fillojë të funksionojë edhe Bursa e Malit të Zi e energjisë elektrike. Këtu është përfshirë edhe bursa jonë, me çka do të rrumbullakësohet projekti i Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike në hapin e parë të vendosjes së bursave vendore në vendet e Ballkanit Perëndimor, e më pas do të shkojmë drejt bashkimit të tyre me bursat fqinje drejt modelit pan-evropian të tregjeve të energjisë elektrike.

E përmendët tashmë se do të tregtohet në platformën e bursës më të madhe EPEKS Spot, a ka përfunduar procesi i testimit të platformës?

- Për momentin po punohet për implementimin plotësues të të gjitha proceseve brenda platformës, gjegjësisht përshtatjen e platformës për tregun maqedonas. Tregtimi do të bëhet në denarë maqedonas sipas ligjeve tona në vend. Gjithashtu, çmimet do të shfaqen në euro – kursi i fundit i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Procesi i implementimit dhe ngritjes së platformave të kliringut dhe trejding - për tregtim është në fazën përfundimtare. Planifikojmë diku rreth datës 9 mars të mbajmë seminarin e parë për pjesëmarrësit potencial në bursë. Kjo do të ndodhë në Shkup së bashku me partnerët nga Franca dhe Sllovenia. Do të bëhet një trening dhe trajnim njëditor për të gjithë ata që duan të marrin pjesë në bursë, në mënyrë që diku në muajin prill të bëhet një drajran – ky është testimi i bursës në kohë reale të tregtimit. Periudha e drajranit do të zgjasë një, ndoshta dy javë, do të vendosim së bashku me kolegët tanë se ku do të përpiqemi të tregtojmë në kohë reale, ku do të marrim çmimet reale - treguesit, në mënyrë që të jemi gati për 10 maj, deri më 10 maj t'i mënjanojmë të gjitha ato mangësi që do të na shfaqen dhe përfundimisht  të fillojmë tregtimin.

Jemi dëshmitarë të periudhës së kaluar të kërcënimeve të shpeshta hibride, veçanërisht pas agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, i cili zgjatë për më shumë se një vit. Sa e sigurt është kjo platformë duke marrë parasysh zhvillimet si në Europë ashtu edhe këtu përsa i përket sigurisë kibernetike dhe kush është përgjegjës për sigurinë e saj?

- Platforma EPEKS Spot siç e përmenda, në këtë platformë tregtohet në Gjermani, në Austri, në Zvicër, në shumicën e vendeve të mëdha evropiane dhe ka një nivel jashtëzakonisht të lartë sigurie. Serverët dhe vendi ku ndodhet platforma janë diku në Bashkimin Evropian, në vende të sigurta. Deri më tani nuk ka pasur asnjë destabilitet në funksionimin e saj, ndaj jemi të mbrojtur maksimalisht nga ai aspekt. Kush do të punojë në platformë dhe si do të funksionojë në platformë, i gjithë tregtimi do të bëhet në vetë platformën përmes kolegëve nga Franca. Kolegët tanë janë këtu për të monitoruar procesin, për të mënjanuar mangësitë, për të zgjidhur problemet aktuale që do të ndodhin gjatë ditës dhe për të lëshuar faturat, ndërsa platforma e BSP Sauth Pull nga Sllovenia do të gjenerojë faturat, do të kryejë kliringun, gjegjësisht setlementin financiar të vetë transaksioneve dhe do të përpilojë faturat për tregtimin. Kështu që dua të them se tregtimi do të jetë nën aspekt jashtëzakonisht të lartë sigurie. Nuk ka druatje se diçka mund të ndodhë ose ndonjë keqpërdorim mund të ndodhë në vetë platformën.

Flasim për bursën e rrymës në një kohë krize energjetike dhe frikën e vazhdueshme të qytetarëve nëse do të rritet rryma, a nuk do të rritet çmimi i rrymës. E dimë ndarjen në tregun e rregulluar ku janë amvisëritë dhe treg të hapur ose liberal. Por, ja, a mund të ndikojë hapja e bursës në çmimin e energjisë elektrike?

- Çmimin e rrymës në Maqedoni për amvisëritë, veçanërisht për amvisëritë, e përcakton Komisioni Rregullator Energjetik. Komisioni Rregullator e ka atë të drejtë, bursa shërben për tregtimin me shumicë të energjisë elektrike, në tregun me shumicë.

A mund të ndikojnë disi ato zhvendosje në bursën?

- Nuk presim zhvendosje të mëdha. Pse? Sepse edhe sot furnizuesit - tregtarët tanë bazohen në çmimet e HUPEKS-it, respektivisht në çmimet evropiane. Ajo që pritet është që çmimet në bursën tonë të jenë pak a shumë rreth atyre çmimeve, nuk presim dallime të mëdha, kështu që absolutisht nuk priten zhvendosje nga ky aspekt, pra nga aspekti i tregtimit të kompanive të mëdha në tregu me shumicë të bursës.

Ana Cvetkovska

foto: Frosina Naskoviq

video dhe montazhi: Asllan Vishko

QËNDRONI TË LIDHUR