• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shukova: Nëse zbatojmë seriozisht Strategjinë dhe ligjin e ri, mund të gjenerojmë 10.000 vende të gjelbra

Shukova: Nëse zbatojmë seriozisht Strategjinë dhe ligjin e ri, mund të gjenerojmë 10.000 vende të gjelbra

Shkup, 23 janar 2024 (MIA) - Ndryshimet klimatike mund t'i zgjedhim vetëm përmes politikave të koordinuara dhe kjo është diçka që njihet nga kjo Qeveri. Ne bashkëpunojmë me departamentet dhe së bashku përcaktojmë synimet, para së gjithash, në drejtim të uljes së ndotjes dhe në drejtim të zhvillimit më të mirë ekonomik, theksoi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova në panelin "Investimet në tranzicion energjetik dhe infrastrukturë për një mjedis të shëndetshëm dhe të ardhme evropiane" të mbajtur në kuadër të konferencës "Viti i mundësive evropiane".

Siç theksoi Shukova, vendi ka Strategji afatgjate për ndryshimet klimatike me synime dhe masa të përcaktuara qartë, por është shumë e rëndësishme të investohet në sektorët që ndikojnë në klimën.

"Çdo mosinvestim do të na sjellë shumë më tepër shpenzime sesa shpenzimet e investimeve që llogariten në qindra milionë euro, por që do të krijojnë edhe vende të gjelbra. Vlerësimet janë se nëse zbatojmë seriozisht Strategjinë dhe ligjin e ri për klimën, i cili së shpejti duhet të hyjë në procedurë parlamentare dhe qeveritare, do të gjenerojmë ndoshta rreth 10 mijë vende të gjelbra, që është një sfidë për anëtarët e BE-së, por edhe për ne" thekson ministrja.

Sipas saj, kur flitet për politika mjedisore, përveç energjisë, transportit dhe bujqësisë, duhet pasur parasysh edhe menaxhimi i mbetjeve, të cilat mund të gjenerojnë pasoja negative në klimë. qa/ab/

Foto: printskrin

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR