• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shukova: Nëpërmjet rritjes së investimeve në infrastrukturën e gjelbër, deri në një nivel më të lartë të harmonizimit me standardet e BE-së

Shukova: Nëpërmjet rritjes së investimeve në infrastrukturën e gjelbër, deri në një nivel më të lartë të harmonizimit me standardet e BE-së

Shkup, 26 shtator 2023 (MIA) - Vetëm përmes rritjes së investimeve në infrastrukturën e gjelbër mund të arrijmë nivel më i lartë të harmonizimit me standardet dhe rregulloret e Bashkimit Evropian, deklaroi ministrja e Mjedisit Jetësor, Kaja Shukova.

Në ngjarjen publike të Forumit për Shoqërinë Civile të Procesit të Berlinit për Klimën dhe Agjendën e Gjelbër, që u mbajt sot, ministrja theksoi se në këtë rrugë po përballemi me sfida serioze që janë karakteristike për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ndërsa ato janë më shpesh financiare dhe administrative. 

"Këto sfida janë komplekse dhe kërkojnë një aksion nga të gjitha institucionet kompetente. Nevojat për investime janë të mëdha, na duhen shumë më tepër fonde sesa kemi", tha ajo.

Sipas Shukovës, është po aq e rëndësishme që këto procese ta përfshijnë edhe sektorin privat, ndërsa arritja e neutralitetit klimatik lidhet me mbrojtjen e biodiversitetit dhe ekosistemit. 

 

Në diskutimin "Agjenda e Gjelbër, sfidat dhe mundësitë" në organiizm  të Ministrisë së  Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) së bashku me Institutin për Qeverisje të Mirë dhe Politika në mjedisin e jetesës dhe ndryshimet klimatike – Shkup (IPECC), mori pjesë edhe Shtefan Hudolin, udhëheqës i Sektorit të Operacioneve nga Delegacioni i BE-së i cili theksoi se sfida ka pasur dhe do të ketë, por, siç tha, "nga ato duhet të krijojmë mundësi që përfshijnë investime në teknologjitë dhe infrastrukturën e gjelbër".

 "Qeveritë kanë një rol kyç që ta vendosin kornizën ligjore dhe të vendosin politika që do ta intensifikojnë këtë proces", tha ai, duke shtuar se buxhetet kombëtare duhet të ndajnë një pjesë për mbrojtjen e biodiversitetit.

 Almira Xhembulla, zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit Jetësor të Republikës së Shqipërisë theksoi se ky aktivitet kërkon shumë mund dhe punë të palodhur nga institucionet kompetente. Ajo foli për aktivitetet që Shqipëria po i ndërmerr për realizimin e Agjendës së Gjelbër dhe e theksoi ekosistemin si ligj qendror.

 Sekretari i përgjithshëm i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, Albert Hani, i ndau aktivitetet e zyrës dhe theksoi se një nga shqetësimet më të mëdha të të rinjve janë problemet e mjedisit jetësor.

 Sipas tij, rekomandimet nga Agjenda e Gjelbër janë realiste dhe për zbatimin e tyre është i nevojshëm edhe edukimi administrativ.

 Adis Muhoviq, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Politikë dhe Qeverisje nga Bosnja e Hercegovina, theksoi se në proces duhet të përfshihen edhe organizatat civile dhe të rinjtë, ndërsa sektorin privat e theksoi si të pazhvilluar.

 Diskutimi konkludoi se vendeve të  Ballkanit Perëndimor u nevojiten mekanizma inovativë që bazohen në një qasje solidariteti për ta mbushur zbrazëtirën në kapacitetet administrative dhe të sigurohen përdorimin efektiv të fondeve.

  Agjenda e Gjelbër ofron vizion për një të ardhme të qëndrueshme dhe prosperuese, por, rruga për të arritur atje është e mbushur me sfida të cilat kërkojnë bashkëpunim midis qeverive, sektorit privat dhe organizatave civile.

Temë kryesore e ngjarjes është "Investimi në Infrastrukturën e Gjelbër", që në mënyrë shtesë përpunohet përmes aspekteve të "Qeverisjes së Mirë në Mjedisin e Jetesës" dhe "Biodiversitetit dhe Ruajtjes së Resurseve Natyrore". 

QËNDRONI TË LIDHUR