• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shukova në Takimin rajonal koordinues për Ballkanin Perëndimor në Prishtinë

Shukova në Takimin rajonal koordinues për Ballkanin Perëndimor në Prishtinë

Shkup, 8 shkurt 2024 (MIA) - Përballja me sfidat rajonale ekologjike dhe klimatike përmes implementimit të Planit të Aksionit për Agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe avancimi i bashkëpunimit rajonal, me theks të veçantë në ekonominë qarkulluese, ishte në qendër të fjalimit të ministrs së Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova në panel diskutimin e nivelit të lartë, organizuar në kuadër të Takimit koordinues rajonal për Ballkanin Perëndimor, të titulluar "Revolve to Evolve - Go Circular" që u mbajt sot në Prishtinë.

Siç informojnë nga MMJPH, në fjalimin e saj ministrja Shukova theksoi se jemi të vetëdijshëm prë sfidat (degradimin e mjedisit jetësor, ndryshimet klimatike, humbjen e llojllojshmërisë biologjike, menaxhimi me mbeturinat, tranzicioni energjetik) me të cilat po përballen vendet nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, por theksoi se këto sfida njëkohësisht shihen si mundësi për rritje dhe zhvillim.

"Masat prioritare të aksionit janë të kahëzuara drejt përshpejtimit të tranzicionit drejt burimeve ripërtëritëse të energjisë, zbatimit të programeve efektive për ulje dhe reciklim të mbeturinave, mbrojtje dhe ripërtëritje e vendbanimeve natyrore dhe biodiversitetit, promovim i mënyrave të qëndrueshme të transportit dhe infrastruktura. Të gjitha këto sfida duhet të harmonizohen me kapacittet nacionale për absorbim, me marrëveshje ndërkombëtare dhe obligime lidhur me qëndrueshmërinë e mjedisit jetësor dhe procese të tjera paralele në rajon, siç është Plani për rritje për vendet e Ballkanit Perëndimor", theksoi Shukova, duke shtuar se qasja strategjike e Maqedonisë së Veriut për përshpejtim të reformave fundamentale për integrim progresiv me tregun e vetëm të Unionit dhe transzicioni socio-ekonomik, si dhe harmonizimi me ligjet, rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e BE-së, është në përputhje me Planin e ri. 

Ministrja Shukova, në fjalim foli edhe për përpjekjet rrjedhëse në zbatimin e parimeve të ekonomisë qarkulluese që, siç tha, paraqet kornizë transformuese për zhvillim të qëndrueshëm të Ballkanit Perënidmor dhe është kyçe për arritje të qëllimeve nacionale, rajonale dhe globale klimatike.

Ajo foli edhe për përvojat pozitive nga masat e implementuara dhe shfaqi kënaqësi që ndalesa për përdorim të qeseve të plastikës për një përdorim dhe ndalesa për prëdorim të prodhimeve të paketuara në plastikë në rajonet e mbrojtura është i njohur dhe i përshëndetur nga rajoni.

Siç thonë nga Ministria, i fikusuar në Ekonominë qarkulluese, kjo ngjarje pati për qëllim t'i identifikojë nevojat rajonale, t'i detektojë mangësitë në financim dhe ta përmirësojë koordinimin mes donatorëve, bizneseve, sektorin industrial, qytetarisë dhe ekonomive të vendeve nga Ballkani Perëndimor, duke i nxitur drejt neutralitetit klimatik që duhet të arrihet deri në vitin 2050.

Ngjarja është në organizim të Qendrës rjaonale për bahkëpunim dhe projektit EU4Green. ab/

Foto МMJPH

 

QËNDRONI TË LIDHUR