• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shukova: Në përgatitje e sipër është vendimi për anulimin e procedurës për Çebrenin

Shukova: Në përgatitje e sipër është vendimi për anulimin e procedurës për Çebrenin

Shkup, 9 janar 2024 (MIA) - Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) në përgatitje e sipër është informacioni me të cilin do ta informojnë Qeverinë se ka filluar procedura për tenderin për ndërtimin e hidrocentralit Çebren, për të cilin ofertues i vetëm ishte kompania PPC-Arhirodon, ka konfirmuar ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova. Ajo tha se deri në mëngjesin e sotëm nuk ka marrë asnjë informacion nga kompania greke se pse u tërhoqën nga projekti.

“Deri sot në mëngjes derisa isha në punë ende nuk kishte asgjë nga kompania greke dhe tashmë jemi duke përgatitur informacion të Qeveriaë dhe përgatisim një vendim bashkë me juristët dhe konsulentët në seancën e ardhshme të Qeverisë ky informacion do të shkojë në anulim dhe mbyllje të procesit për Çebrenin, deklaroi Shukova në pyetjen e gazetarëve pas panel-diskutimit të sotëm në Shkup në kuadër të fushatës së Qeverisë “E ardhmja evropiane, më afër se kurrë”.

Shukova në konferencën për media më 3 janar të këtij viti, informoi se tenderi për ndërtimin e Çebrenit ka dështuar për shkak se deri më 31 dhjetor nuk ka arrit asnjë zgjatje e garancisë bankare nga ana e ofertuesit të përzgjedhur në tenderin dhe për rrjedhojë nuk është më aktive oferta e PCC- Arhirodon.

"Kemi shqyrtuar të gjitha dokumentet në përputhje me dosjen e tenderit dhe dokumentacionin e tenderit, ligjet ekzistuese në vend. MMJPH si kompetente në këtë proces do të përgatisë informacion dhe do ta informojë Qeverinë se do të dorëzojë vendim për anulimin e procedurës", bëri të ditur asokohe Shukova.

Ajo sqaroi se konform dokumentacionit të tenderit, përderisa garancia bankare është aktive, ofertuesi duhet të kishte lidhur një marrëveshje për investim të përbashkët me EMV, por këtë nuk e bëri dhe nuk ka vazhduar garancia bankare pas datës 31 dhjetor. 

PPC-Arhirodon më 14 shtator 2023 u zgjodh si ofertuesi më i kapshëm në tenderin e 14-të për ndërtimin e hidrocentralit Çebren. Më pas kishte vërejtje në thirrjen publike dhe deri në fund të vitit 2023 duhej të vendoset nëse do të vazhdojë me projektin. Fillimisht vendimi duhej të merrej deri më 14 dhjetor, por Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e shtyu afatin deri më 15 janar 2024 për shkak të procedurës së ankimimit, por garancia bankare ishte e vlefshme deri më 31 dhjetor 2023.

Ndryshe, Qeveria më 14 shtator në seancën e 185-të miratoi vendim që mundëson realizimin e hidrocentralit Çebren me vlerë të investimit prej rreth një miliard euro.

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR