• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shukova: COP28 do të ofrojë një pasqyrë të aktiviteteve të realizuara dhe një udhërrëfyes të qartë për një tranzicion të drejtë të energjisë dhe financimin e synimeve klimatike

Shukova: COP28 do të ofrojë një pasqyrë të aktiviteteve të realizuara dhe një udhërrëfyes të qartë për një tranzicion të drejtë të energjisë dhe financimin e synimeve klimatike

Shkup, 23 nëntr 2023 (MIA) - Vendosja e një synimi të qartë për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe funksionalizimi i fondit për humbje dhe dëme pritet të arrihet në Konferencën e ardhshme të 28-të të palëve të Konventës kornizë të OKB-së për ndryshimet klimatike COP28, e cila do të mbahet nga 30 nëntori deri më 12 dhjetor në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), në të cilën do të marrin pjesë edhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, ministri i Ekonpmisë Kreshnik Bekteshi dhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Siç theksoi ministrja Shukova në takimin e sotëm me gazetarët, ajo që ka rëndësi të veçantë për këtë konferencë është përfundimi me sukses i rishikimit të parë global, i cili duhet të japë udhëzime për ciklet e ardhshme të shqyrtimit të kontributeve kombëtare në Marrëveshjen e Parisit dhe financimin e aktiviteteve. për të arritur objektivat për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë dhe përmirësimin e rezistencës.

"Synimi i EBA-s është të udhëheqin një proces në të cilin të gjitha palët bien dakord për një udhërrëfyes të qartë për të përshpejtuar përparimin përmes një tranzicioni pragmatik global të energjisë dhe një qasjeje "të mos lë pas askënd" për veprimin gjithëpërfshirës të klimës. Katër shtyllat e agjendës së veprimit të Presidencës COP28 janë ndjekja e shpejtë e tranzicionit të energjisë, rregullimi i financimit të klimës, fokusimi te njerëzit, jetët dhe mjetet e jetesës dhe mbështetja e gjithçkaje me gjithëpërfshirje të plotë", tha Shukova.

 

Po ashtu, shtoi, në negociatat formale është paraparë edhe pjesëmarrja e anëtarëve të delegacionit tonë në ditët tematike të nivelit të lartë, siç është dita e shëndetit, dita e energjetikës.

“Si shtet, ne tregojmë me shembullin tonë se të pasurit vizion dhe synime ambicioze afatgjata dhe afatmesme janë të nevojshme, ndërsa realizimi i tyre është i arritshëm me veprim të përbashkët dhe partneritet”, theksoi Shukova, duke dhënë një pasqyrë të qëndrimeve kryesore dhe pritshmëritë e shtetit.

Theksoi se nga konferenca e ardhshme pritet të vendoset një synim i qartë për përshtatje, sepse, theksoi, ndikimi i ndryshimeve klimatike mbi njerëzit dhe mjedisin jetësor edhe evident dhe i vërtetuar shkencërisht dhe në atë drejtim, shtoi, pritet edhe funksionalizimi i Fondit për humbje dhe dëmë për lokacione tashmë të paralajmëruara nga BE-ja dhe vende të tjera të zhvilluara.

"Përgatitjet, politikat dhe pritjet tona nga konferenca e ardhshme janë të lidhura edhe me realizimin e angazhimeve rajonale nga Plani i veprimit për zbatimin e agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian, si institucion përgjegjës për zbatimin e klasterit 5 - Agjenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme", theksoi Shukova.

Për kornizën e investimeve për një tranzicion të drejtë energjetik që do të prezantohet në kuadër të COP28, më 3 dhjetor informoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi,  i cili tregoi se vendi po punon për krijimin e një platforme investimi për një tranzicion të drejtë energjetik.

"Po punojmë për krijimin e një platforme investimi për një tranzicion të drejtë energjetik, i cili është në përputhje me dokumentet strategjike kombëtare dhe synon të bashkojë partnerët tanë ndërkombëtarë për të mbështetur procesin e tranzicionit energjetik dhe për të mobilizuar fonde. Besojmë se Platforma do të tregojë ambiciet dhe synimet tona të qarta për dekarbonizimin e ekonomisë dhe do të tërheqë mbështetjen e nevojshme”, tha Bekteshi.

Paralajmëroi se tashmë kemi filluar të marrim sinjale pozitive nga ai aktivitet dhe si shembull e përmendi mbështetjen nga Fondi i investimeve klimatike.

"Në shkurt të këtij viti jemi përzgjedhur si një nga gjashtë vendet dhe vendi i parë në Evropë për programin për tranzicion të përshpejtuar të qymyrit. Që atëherë, ne kemi punuar ngushtë me BERZH-in, si partner kryesor, si dhe me Bankën Botërore dhe IFC-në, për të përgatitur Planin e investimeve i cili është bazë për mobilizimin e mjeteve të nevojshme për një tranzicion të përshpejtuar. Si rezultat i miratimit të ardhshëm të planit të investimeve nga Komiteti i Fondit për mirëbesim i CIF, do të kemi qasje në 85 milionë dollarë grante dhe financime të favorshme për tranzicionin energjetik, së bashku me rreth gjysmë miliardë dollarë financime nga bankat shumëpalëshe, tha Bekteshi. 

Për realizimin e këtyre proceseve, siç tha, nevojitet bashkëpunim, ndërsa tashmë është evidente gatishmëria e partnerëve tanë për të mbështetur qëllimet e Platformës së Investimeve dhe për të ftuar të tjerët që të na bashkohen në proces.

Ministri i Shëndetësisë Mexhiti e theksoi rëndësinë thelbësore të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike.

"Masat adaptuese të kryera në sektorin e shëndetësisë përfshijnë zbatimin e efikasitetit energjetik në objektet shëndetësore", tha Mexhiti dhe shtoi se në vitet e fundit janë rinovuar rreth 50 institucione shëndetësore.

 

Masat për zbutjen e ndryshimeve klimatike, siç tha, përfshijnë përdorimin e gazit natyror dhe shkëputjen e mazutit nga sistemet e ngrohjes për nevojat e Qendrës klinike "Nënë Tereza", spitali "8 shtatori", KU "Shën Naumi Ohrit", KGJO Çair, në të gjitha spitalet më të mëdha kryesore në Shkup, si dhe instalimi i paneleve solare në spitalin klinik në Shtip dhe spitalin në Gostivar me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Përfaqësuesi i përhershëm i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Armen Grigorian, theksoi se ndryshimet klimatike nuk janë një sfidë me të cilën vendet mund të përballen në mënyrë të pavarur dhe jashtë kontekstit global.

"Ndryshimet klimatike nuk njohin kufij. Prandaj, është e nevojshme një qasje e integruar dhe e përbashkët e të gjitha palëve të interesuara. Siç ka ndodhur në 20 vitet e fundit, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm hapat e ndërmarrë nga Qeveria dhe ministritë kompetente për t'u përballur me këtë sfidë", tha Grigorian.

UNDP është një partner prej dy dekadash i shtetit në këto procese, veçanërisht në përgatitjen e dokumenteve kombëtare që janë detyrim sipas Konventës kornizë për ndryshimet klimatike të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjes së Parisit në fushën e ndryshimeve klimatike. ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR