Shukova: BRT është zgjidhja e duhur për transportin publik në Shkup
- Kandidatja e LSDM-së për kryetare të Qytetit të Shkupit, Kaja Shukova së bashku me përfaqësues të partisë mbrëmë u takuan me qytetarët e komunës së Karposhit, ku diskutuan rreth sfidave me të cilat përballet Shkupi, theksohet në kumtesën e LSDM-së.
- Post By Fami Bajrami
- 12:44, 30 korrik, 2025
Shkup, 30 korrik 2025 (MIA)- Kandidatja e LSDM-së për kryetare të Qytetit të Shkupit, Kaja Shukova së bashku me përfaqësues të partisë mbrëmë u takuan me qytetarët e komunës së Karposhit, ku diskutuan rreth sfidave me të cilat përballet Shkupi, theksohet në kumtesën e LSDM-së.
Shukova kritikoi ashpër qeverinë aktuale lokale dhe qendrore të udhëhequr nga VMRO-DPMNE për siç tha ajo, "bllokadën katërvjeçare dhe pamundësinë për të ofruar një koncept funksional për transportin publik".
"Ndërsa banorët e Shkupit po përballen me kaosin në transportin publik, VMRO-DPMNE bllokoi projektin BRT "Bus rapid transit" (Transporti i shpejtë me autobus) për katër vite. Edhe pse ende nuk kanë asnjë koncept. Për katër vjet nuk ofruan asgjë, banorët e Shkupit i lanë vetëm, duke pritur shumë gjatë dhe duke mos ditur nëse do të ketë autobus, duke i lënë në vapë gjatë ditëve të nxehta dhe në ngrica kur është ftohtë. Sot ata po reterojnë dhe thonë se do ta 'shqyrtojnë', pra pse pritën 4 vite?", tha Shukova.
Ajo theksoi se si kryetare e ardhshme e komunës do ta zbatojë plotësisht projektin BRT i cili është zgjidhje reale për transportin publik në Shkup.
"Kjo është zgjidhje që ka një projekt të zhvilluar me burime të siguruara financiare, që do të thotë se u ofrojmë qytetarëve projekt me të cilin nuk do të humbim kohë, por do të jemi në gjendje të ndërmarrim hapa menjëherë. Është koha që më në fund të zgjidhet kaosi i transportit në Shkup", ka thënë Shukova.