Shuhet zjarri në ish-ndërtesën e “Tehnometal Vardar” në Shkup
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:09, 4 nëntor, 2022

Shkup, 4 nëntor 2022 (MIA) – Shuhet zjarri që pasdite shpërtheu në ish-ndërtesën e “Tehnometal Vardar” në rrugën “Maqedonia” në qendër të Shkupit.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza për MIA-n informuan se ka marrë flakë një objekt i braktisur.
Siç tha për MIA-n, komandanti i Brigadës kundër zjarrit të Shkupit, Zvonko Tomeski, zjarrin e kanë shuar një automjet dhe pesë zjarrfikës, ndërsa shkaku do të përcaktohet më tej nga shërbimet kompetente.
Zjarri është raportuar nga banues të ndërtesave përreth. ar/