Shuhet zjarri në fshatin Tatar Elevci të Dibrës dhe deponinë në Mogorçë
- Është shuar zjarri i madh në afërsi të fshatit Tatar Elevci, si dhe në deponinë e fshatit Mogorçë, konfirmoi për MIA-n Femija Ajrovski, udhëheqës i QRMK.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:35, 28 gusht, 2024
Dibër, 28 gusht 2024 (MIA) - Është shuar zjarri i madh në afërsi të fshatit Tatar Elevci, si dhe në deponinë e fshatit Mogorçë, konfirmoi për MIA-n Femija Ajrovski, udhëheqës i QRMK.
"Është shuar gjatë gjithë natës, sepse zjarri është përhapur dhe ka pasur rrezik në fshatin Rajçicë e Epërme. Përveç terrenit të paarritshëm, në përhapjen e flakëve ka ndikuar edhe era. Por, me angazhim maksimal është lokalizuar", tha Ajroski.
Sipas tij, në shuarjen e zjarrit janë përfshirë zjarrfikësit e Dibrës, të punësuar në filialin "Stogovë", të e NP "Pyjet Kombëtare"si dhe popullata vendase.
U ka bërë apel qytetarëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm për të mos shkaktuar zjarr. Nëse vërejnë sjellje të dyshimta menjëherë të paraqesin në 112 ose në Stacionin Policor Dibër.
Foto: MIA