Shuhet zjarri në Dojran të Vjetër
- Zjarri i madh që shpërtheu dje mbi Dojran të Vjetër në afërsi të deponisë, në vendin Karaçi dhe përfshiu tre shtëpi që mbrëmë nga ora 19 është shuar, ndërsa gjatë natës ekipet kujdestare po vëzhgonin të mos vijë deri në aktivizim të sërishëm.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:44, 31 korrik, 2024
Dojran, 31 korrik 2024 (MIA) - Zjarri i madh që shpërtheu dje mbi Dojran të Vjetër në afërsi të deponisë, në vendin Karaçi dhe përfshiu tre shtëpi që mbrëmë nga ora 19 është shuar, ndërsa gjatë natës ekipet kujdestare po vëzhgonin të mos vijë deri në aktivizim të sërishëm.
Sipas kryetarit të Komunës së Dojranit Ango Angov, në disa vende mbetjet e zjarrit ende po digjen, ndërsa me mekanizin gjatë ditës do të fillojë të grumbullohen pjesë të deponisë ku shpërtheu zjarri i madh.
Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë popullata vendase, zjarrfikës nga Dojrani, Vallandova, Gjevgjelia dhe Strumica, si dhe një helikopter.
Kryetari Angov, dje theksoi se zjarri ka qenë ndoshta zjarrvënie, pasi në vendin ku ka rënë zjarri kanë gjetur kova me vaj motori.
Foto: QMK